Quinta-feira, 21/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ta trajtojmë një fëmijë hiperaktiv



Si ta trajtojmë një fëmijë hiperaktiv

Tregimi 26
Si ta trajtojmë një fëmijë hiperaktiv
“Gjithmonë është e dobishme të gjendet rasti për t’i dhënë kompl¬imente fëmijës, në vend që ta fajësojmë ose t’i gjejmë gabimin”. (Abdulkerim Bekkar)
Një nënë e suksesshme në trajtimin e një rasti me hiperaktivitet i tha së bijës: “Jam marrë me një rast sikur juaji, sepse ti e di se vëllai yt i vogël ka qenë gjithashtu hiperaktiv. Ne kemi vuajtur njëmend e jo ai. Mirëpo, meqenëse isha një specialiste që kisha mësuar për raste të tilla, isha e aftë të veproja suksesshëm me rastin e tij. Për shembull, sa herë që e gjeja duke qëndruar në një vend për pesë minuta, i afrohesha dhe e puthja. I thosha: “Sa e mrekullueshme t’ju shoh të ulur në një karrige.”Ndonjëherë i jepja edhe bonbone. Kur mbaronte detyrat në një lëndë pa lëvizur vendi, që ishte e rrallë për të, i jepja një monedhë dhe i jepja komplimente.
Kur arriti moshën tetëvjeçare dhe e kuptonte atë që i thosha, ulesha pranë tij para gjumit, duke u përpjekur t’i përmendja pikat e mira të tij gjatë asaj dite dhe e lavdëroja për to, në përpjekje për ta bërë të ndihej se ishte më i mirë këtë muaj sesa muajin e kaluar. Gjithashtu i thosha se kisha një shpërblim për të nëse shënonte më tepër përmirësim.
Vëllai yt donte shumë të vizitonte një djalë, i cili jetonte afër nesh dhe sa herë që nuk e lejoja, ai bërtiste me zemërim. Kështu i thashë: “Në rregull, do të të lejoj ta vizitosh për njëzet minuta çdo ditë, mirëpo vetëm nëse u përmbahesh tri kushteve: kurrë të mos më kërkosh të shkosh tek ai jashtë kësaj që të kam lejuar, t’i mbarosh detyrat para se të shkosh tek ai dhe të më premtosh që të ulesh në tavolinë për darkë dhe të qëndrosh sikur motra jote.” Në të vërtetë ai shpesh i përmbushte kushtet.
● Kur të shikojmë familjet që kanë një fëmijë hiperaktiv, ne gjejmë se biseda që mbizotëron në familje është negative, qortimi i fëmijës, ose tërheqja e vërejtjes dhe ndalimi i vazhdueshëm i lëvizjeve dhe shpesh përfundon me rrahjen e tij, sidomos nëse thyen ose rrëzon diçka që është e shtrenjtë për familjen. Të mos harrojmë se kemi të bëjmë me një fëmijë me një çrregullim e jo me një fëmijë normal. Një fëmijë i tillë nuk ka aftësi t’i kontrollojë sjelljet e tij dhe nuk mund të sjellë me forcë një ndryshim. Ai ose ajo duhet të ngjallë simpatinë tonë para çdo gjëje tjetër. Ne duhet të jemi të durueshëm me të.
Nga libri
Prindërit_e_Suksesshëm





(Visited 4 times, 1 visits today)