Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ta shërojmë frikën?

Si ta shërojmë frikën?

Nga Arber ZEKA*: Si ta shërojmë frikën?

Frika (ankthi) nuk është gjë tjetër, veç se një problem i vogël me përmasa gjigante të trishtimit, për të cilën jemi të sigurt se mund të shërohet. Ajo mund të ketë filluar nga një moment i pësimit të një traume psikologjike, por, në vetvete, frika është rezultat i frymëmarrjes në mënyrë të gabuar.

Ndjenja e zbrazëtisë, mungesa e qëllimeve, mpirja emocionale, frikë dhe trishtim, janë ndjenja që njerëzit i kanë përjetuar së paku njëherë në jetë. Megjithatë, këto simptoma janë pjesë e problemeve shëndetësore në rrafshin mental.

Çka na bën të lumtur në jetë? Cili është ilaçi për lumturinë? E pyetje të tjera rreth lumturisë dhe jetës, janë pyetjet më të shpeshta që sillen në mendje, në forma nga me të ndryshmet, përderisa janë nga më të ndryshmet ilaçet për lumturinë, dhe në një farë mënyre secili ka ilaçin e tij. Çështja kryesore në këtë drejtim është gjetja e lumturisë dhe rehatisë në jetë, elemente bazike për t’u ndjerë rehat. Pra ajo që dua të them është se gjetja e ilaçit për lumturinë, është shërimi i frikës dhe trishtimit, siç është edhe shërim i shumicës së problemeve mendore.

Frika(ankthi) nuk është gjë tjetër, veçse një problem i vogël me përmasa gjigante të trishtimit, për të cilën jemi të sigurt se mund të shërohet. Ajo mund të ketë filluar nga një moment i pësimit të një traume psikologjike, por, në vetvete, frika është rezultat i frymëmarrjes në mënyrë të gabuar. Kjo mund t’ju duket vetëm një teori e thjeshtë, por secili në rastet e ndjenjë se frikës, frymëmarrjen e ka pasur të çrregullt. Frika është një problem i vërtetë për shumë njerëz, është një shqetësim, një emocion i pakëndëshëm, i cili shkaktohet nga besimi se dikush apo diçka është e rrezikshme, mund të shkaktojnë dhimbje, ose një kërcënim. Ndjenja e frikës ju shoqëron gjithnjë dhe çdo rast, ajo bëhet shqetësuese vetëm kur ju prish balancën tuaj të drejtëpeshimit jetësor, me fjalë të thjeshta ju prish rehatinë tuaj jetësore.

Frika është një nga emocionet më të fuqishme. Ajo ka një efekt shumë të fortë në mendjen dhe trupin tuaj, duke krijuar sinjale të forta të reagimit. Po jo vetëm situatat tmerrues u shkaktojnë frikë, gjithashtu frika është pjesë e juaj edhe kur ju ballafaqoheni me ngjarje jo të rrezikshme, si provimet, të folurit në publik, një punë e re, një datë, apo edhe një aheng. Kjo është një përgjigje e natyrshme për një kërcënim i cili mund të jetë ose jo real.

Frika mund të zgjasë një kohë shumë të shkurtër, por mund të zgjasë edhe shumë gjatë, duke ju shkaktuar juve një parehati të papërballueshme emocionalisht, e cila do ndikojë pastaj tek aftësitë tuaja, të ngrënit, gjumi, koncentrimi apo edhe deri të një situatë që ju do largoheni tërësisht nga shtëpia, puna apo shkolla. E në këtë drejtim, disa njerëz bëhen të zhytur plotësisht në frikë dhe duan në ç’do mënyrë që t’i shmangen situatave frikësuese apo shqetësuese. Kjo mund të duket e vështirë për ta zgjidhur, por ka shumë mënyra për të bërë atë. Ju mund të mësoni të ndjeni frikë dhe ta përballoni atë, në atë mënyrë që ajo nuk do  t’ju ndalojë nga të jetuarit normal. Ky është një lajm i mirë, sepse figurativisht çdo gjë në mes të frikës dhe për rreth saj, nuk është duke ndodhur asgjë, vetëm se truri si rezultat i përjetimeve nga e kaluara është duke xhiruar filma. Vetëm duke e ditur se çfarë ju bën të frikësoheni, mund të jetë hapi i parë i zgjidhjes se problemeve me frikën. Aspekti i njohjës së problemit ju mundëson edhe hapin e parë drejt zgjedhjes.

Si psikoterapist, shpesh herë shohë klientë për të cilët frika është e papërballueshme në momente të caktuara jetësore të tyre, dhe ajo po bëhet gjithnjë më e madhe, varësisht drejtimit që vet individi i jep. Rrëshqitja në drejtim të frikës së tepruar është psikologjike dhe sociale, duke aluduar në atë se pos frikës individuale, në brendinë e tij që individi ka, edhe rrethi i tij social është fajtor në rritjen e frikës, që në momente të caktuara vërtet është e papërballueshme. Por asgjë nuk është e humbur edhe pse mund t’ju duket si e tillë. Çdo gjë është e lidhur me mendimet, dyshimet dhe përvojat, më ç’rast një qasje konstruktive individuale përmes teknikës së caktuar të frymëmarrjes dhe relaksit, mund ta stabilizojë çdo gjë. Krejt çka duhet, janë disa minuta që mund t’i kushtoni vetes suaj vëmendje, për të konstatuar gjendjen nga perspektiva reale e njohjes. Kjo do t’ju ndihmojë shumë pastaj të ndërmerrni hapa konkret për të shndërruar frikën tuaj në besim, që është forma e vetme e kurimit të këtij problemi, edhe pse mund të jetë proces i gjatë i trajtimit psikoterapeutik, e në raste të rralla individual.

Nëse jeni tashmë në gjendje ta pranoni së gjendeni në momente frike, kjo është pjesa më e rëndësishme, sepse ju 50% të këtij problemi e keni zgjedhur, dhe jeni në rrugën e duhur për ta ndalur atë. Vendosja e frikës në një pozitë intektualë (njohëse; kognitive) nga e cila juve ju mundësohet ta kuptoni gjendjen tuaj, ju mundëson edhe stabilizimin. Kështu tanimë jeni gati të veproni atë që duhet vepruar.

Të gjithë e dimë së kohëve të fundit frymëmarrja mund t’na ndihmojë në reduktimin e frikës dhe kështu mund të arriimë të relaksohemi. Dhe e di se për shumë njerëz kjo është e çuditshme, por se nevoja për për frymëmarrje të thellë do t’ju pamundësoj gjithsesi moskontrollimin e frikës. Kështu që me kontrollim të frymëmarrjes ju do të arrini jo vetëm reduktimin e frikës, por edhe do të relaksoheni. Nëse merreni frymë me qëllim për një kohë të gjatë, trupi yt duhet të qetësohet (pavarësisht nga truri i cili është duke luajtur imagjinata). Pra, nëse filloni të ndjeni frikë:

  • Ndalo
  • Përqendrohu tek frymëmarrja.
  • Merr frymë (numëro deri në 7-të me mendje tuaj, pa e përsëritur me fjalë)
  • Pastaj ngadalë nxirr frymën jashtë (numëro deri me 11-të, pa përsëritur me fjalë, vetëm me mendje).

Nëse vërtet do ta bëni këtë për një minutë apo më shumë, do të habiteni se sa shpejt do të qetësoheni. Sigurisht se kjo nuk është diçka që ju nuk e dini, por në momente frike mund t’iharroni të gjitha këshillat, edhe pse në këso lloj momentesh të gjitha këshillat mund të harrohen, por të paktën përpiquni.

Nëse vazhdoni të keni frikë nga ngjarjet e ardhshme, do të vini re se vetëm duke menduar për atë ngjarje apo çfarëdo gjë tjetër, do fillojë t’ju shkaktoj përgjigje fizike dhe parehati e shfaqur si frikë. Andaj përpos përpjekjeve për të mbajtur nën kontroll frymëmarrjen tuaj, përpiquni që mendimet tuaja t’i drejtoni andej ka është e nevojshme përmes frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes.

Frika dhe ankthi lulëzojnë kur imagjinojmë më të keqen. Ne e kemi të zhvilluar imagjinatën në atë mënyrë që të jemi në gjendje të projektojmë të ardhmen, një efekt anësor i të qenit në gjendje të imagjinosh të ardhme është të imagjinosh gjëra të gabuara. Imagjinata e pakontrolluar është një terren i cili shkakton frikë, e cila prishë një jete të lumtur. Kur jemi të kjo temë, disa njerëz keqpërdorin imagjinatën e tyre dhe kështu vuajnë shumë më tepër nga frika, në krahasim më ata të cilët nuk projektojnë fare të ardhmen apo e projektojnë atë në mënyrë konstruktive, ose që nuk tentojnë të mendojnë fare për të ardhmen. Personat e shqetësuar kronikë kanë tendencë të keqpërdorin imagjinatën e tyre, duke projektuar secilën ngjarje të së ardhmes si katastrofë e cila pritet të ndodhë. Andaj të këto raste nuk është për t’u habitur se gjithë jeta mund të dëmtohet nga frika dhe ankthi. Disa njerëz as nuk e dinë që e bëjnë këtë. Kështu që:

Uluni dhe merrni frymë duke numëruar dhe nxirreni atë duke numëruar.

Imagjinoni se jeni në situata frike, por shihni veten të qetësuar, të përbërë, të ftohtë dhe të rehatshëm dhe gjërat do të shkojnë më mirë. Duke e bërë këtë, ju do rimerrni vetën, duke u ndjerë më qetë dhe më optimist për ngjarjet e ardhshme ose situatat e rregullta, të cilat shkaktojnë frikë. Frika dhe ankthi mund të ndjehen sikur “të ndodhin vetëm tek ne”, por kemi shumë më tepër kontroll sesa mund ta paramendojmë. Mos u dorëzo! /tesheshi.com/

*Psikolog & Psikoterapist

(Visited 59 times, 1 visits today)
Top