Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ta gjeni diçka që nuk e mbani mend se ku e keni lënë?

Si ta gjeni diçka që nuk e mbani mend se ku e keni lënë?

Thotë Ibn El Xheuzijju -Allahu e mëshiroftë-:

“Na ka ardhë lajm se një person shkoi tek imam Ebu Hanifja -Allahu e mëshiroftë- dhe iu ankua se kishte fshehur pasurinë e tij diku dhe nuk i kujtohej se në ç’vend. Ebu Hanifja i tha: “Ky nuk është Fikh (gjykim Sheriati) që unë të të japë përgjigje, por sonte do të falesh gjithë natën deri në agim dhe ke për ta kujtuar se ku e ke fshehur pasurinë -in shaa Allah-“.

Personi veproi ashtu si i tha imami dhe pa kaluar çereku i natës iukujtua vendi ku e kishte fshehur pasurinë dhe e ndërpreu faljen. (Të nesërmen) Shkoi tek imami dhe njoftoi çfarë kishte ndodhur. Imam Ebu Hanifja -Allahu e mëshiroftë- i tha: “E mora me mend se shejtani nuk do të linte të faleshe gjithë natën (dhe të kujtoi se ku e kishe fshehur pasurinë), por ty përse nuk e plotësove natën me namaz në shenjë falënderimi për Allahun e Lartmadhëruar?!”

El Edhkijau 94.

(Visited 61 times, 1 visits today)
Top