Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
SI TA DALLOJMË ANEMINË TEK FËMIJËT ? Çka e shkakton aneminë ? Si ti njohim simptomat e anemisë ? A sjellë anemia ngecje në zhvillimin motor e intelektual te fëmijet ? Si ta trajtoni dhe parandaloni aneminë ? Anemia ose pagjakësia, është një aftësi e reduktuar e gjakut për të transferuar oksigjen dhe zakonisht ndodhë […]
SI TA DALLOJMË ANEMINË TEK FËMIJËT ? Çka e shkakton aneminë ? Si ti njohim simptomat e anemisë ? A sjellë anemia ngecje në zhvillimin motor e intelektual te fëmijet ? Si ta trajtoni dhe parandaloni aneminë ? Anemia ose pagjakësia, është një aftësi e reduktuar e gjakut për të transferuar oksigjen dhe zakonisht ndodhë […]
SI TA DALLOJMË ANEMINË TEK FËMIJËT ?

SI TA DALLOJMË ANEMINË TEK FËMIJËT ?
Çka e shkakton aneminë ?
Si ti njohim simptomat e anemisë ?
A sjellë anemia ngecje në zhvillimin motor e intelektual te fëmijet ?
Si ta trajtoni dhe parandaloni aneminë ?
Anemia ose pagjakësia, është një aftësi e reduktuar e gjakut për të transferuar oksigjen dhe zakonisht ndodhë për shkak të reduktimit të qelizave të kuqe të gjakut (eritrocitet) dhe hemoglobinës në to. Anemia është një gjendje në të cilën pakësimi i numri të eritrociteve dhe sasisë së hemoglobinës ndikon direkt në reduktimin e shkëmbimit të O2 dhe CO2 ndërmjet gjakut dhe indeve.
Çka e shkakton aneminë ?
Anemia është një sëmundje shumë më e zakonshme tek fëmijët sesa që është menduar. Fëmijët mund të kenë shkaqe të ndryshme për shfaqjen e anemisë.
Ajo mund të jetë për shkak të prodhimit të pamjaftueshëm ose shkatrrimi i shpejtë i eritrociteve, humbja e gjakut për shkak të deficitit të palcës kockore, rritjen e shkatërrimit të qelizave të kuqe ose kombinimi i këtyre faktorëve.
Shkaku mund të jetë edhe mungesa e vitaminës B12 dhe acidit folik, të cilat gjithashtu nevojiten për sintezën e hemoglobinës.
Arsyeja për këtë, mund të jetë marrja e pamjaftueshme e ushqimit ose asimilimi i dobët nga trakti digjestiv (zorrëve).
Shkaqet e anemisë mund të jenë:
• Një lindje të parakohshme – foshnje parakohshme. Numri i përgjithshëm i qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, ulet shumë më shpejtë sesa në të lindurit në kohë.
• Në të porsalindurit dhe foshnjat e vogla, anemia është një fenomen fiziologjik për shkak të rritjes së eliminimit të “tepërt” të qelizave të kuqe të gjakut me të cilat është lindur fëmija.
• Anemia është më e zakonshme në muajin e dytë apo të tretë të jetës, për shkak se eritrocitet duke rezultuar me moshën e fetusit jetojnë vetëm 60-70 ditë, rritet volumin i gjakut në menyrë të shpejtë ashtu siq rritet fëmija me shpejtësi, ndërsa qelizat e e reja të kuqe të gjakut, nuk janë prodhuar me shpejtësi të mjaftueshme dhe kjo sjellë deri tek anemia.
• Pas gjashtë muajsh të ushqyerjes me gji. Ushqyerja përms gjidhënjes dhe kalimi në fazën e ushqimeve tjera, nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur, sjellë deri tek anemia si pasojë e mungesës së hekurit. Shumica e fëmijëve zhvillojnë anemi në moshën gjashtë deri në 12 muaj.
• Anemia pas vitit të parë të jetës, më shpesh ndodhë për shkak të marrjes së pamjaftueshme të hekurit përmes ushqimit, mungesën e absorbimit apo shfrytëzimit të dobët dhe tejkalimit të humbjeve jonormale.
• Një nga shkaqet mund të jetë sëmundja akute dhe kronike në fëmijë. Te rastet akute pas marrjes së suplementit me hekur ose ushqimit te pasur dijetetik vie deri te sherimi.Te rastet me pacientët kronikë (renal kronik, kardiake, pulmonare dhe sëmundje të tjera) varet nga faza e sëmundjes dhe duhet bërë trajtimin e shkaqeve që kanë sjellur deri te anemia.
Anemia më e zakonshme ndodhë në stinën e dimrit ose pranverën e hershme, pas një periudhe të gjatë mungese të frutave të freskëta dhe perimeve të pasura me hekur në dietë.
Cilat janë llojet më të zakonshme të anemisë tek fëmijët?
Ka shumë lloje të anemisë të cilat janë për shkak të mungesës së një prej faktorëve të përfshirë në procesin kompleks të zhvillimit të eritrociteve. Sigurisht më e zakonshme është anemia sideropenike, e cila është për shkak të mungesës së hekurit. Numri i qelizave të kuqe të gjakut në gjak mund të (por nuk është patjetër) jenë të pakësuara, por kemi patjetër ulje të nivelit të hemoglobinës. Përqendrimi i hekurit është reduktuar.
Si ti njohim simptomat e anemisë?
Simptomat që prindërit më shpesh identifikohen si shenja të mundshme të anemisë në foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë:
• Oreks të dobët, lodhje ekstreme.
• Refuzim i ushqimeve të forta.
• Refuzim sidomos i perimeve
• Nervozizmi dhe mungesa e koncentrimit.
• Përgjumje (tek fëmijët disa muajsh ) ose hiperaktivitet tek më të rriturrit.
• Ndjeshmëria ndaj të ftohtit.
• Prindi gjithashtu shpesh vëren mungesën e interesit të fëmijës në lojë dhe djersitje të madhe gjatë lojës.
• Ndryshimet mund të ndodhin në thonjtë ose flokët në formën e frustrimi dhe njolla të bardha në gjuhë.
• Në fëmijët më të mëdhenjë mund të shihen simptoma të tilla si : marramendje, dhimbje koke, gumëzhimë në vesh dhe erresim në sy (xixëllonja).
• Për fëmijët e tjerë, e shpeshtë është ndjeshmëria ndaj infeksionit.
• Anemia për shkak të mungesa e hekurit, çon në përthithjen e dobët edhe të mineraleve të tjera dhe elementet gjurmë.
• Në disa fëmijë me anemi të rëndë, ka zhurmë në zemër, frakturë të thonjëve dhe flokëve. Pigmentimi i lëkurës nuk është një shenjë e besueshme e anemisë, sepse ngjyra e lëkurës varet nga trashësia, qarkullimi i gjakut dhe pigmentimi.
A sjell anemia ngecje ne zhvillimin motor e intelektuat te femijet ?
Në kategorinë e fëmijëve shkollorë dhe adoleshentët, anemia shpesh çon në mungesën e interesit në të mësuarit, vëmendje, mungesa e përqendrimit, sjellje e ndryshuar dhe performancë e dobët në mësime.
Te adoleshentët, dietat çudibërëse të humbjes në peshë, shpeshherë çojnë në anemi. Ndonjëherë prindërit vërejnë pasojat e anemisë, të tilla si vonesa në zhvillimin motorik, ndryshimet në planin mendor si hiperaktivitet, pakënaqësi dhe agresivitet në sjellje dhe në nivelin intelektual me një performancë më të dobët në testet e intelegjencës sesa fëmijët e së njëjtës moshë, të cilët nuk janë anemikë. Nuk është plotësisht e sigurtë, nëse rikuperimi i këtyre funksioneve është i mundur edhe pas shërimit të anemisë apo pasojat ngelin të përjetshme.
Si ta trajtoni aneminë ?
• Në rastet e të ashtuquajturave “Anemia fiziologjike “në fëmijët e e lindur në kohë, filloni terapinë me hekur pas muajit të tretë, ndërsa tek foshnjat e lindura parakohe rekomandohet më parë. Megjithatë, në procesin e gjidhënjes kemi një absorbim shumë më të mirë të hekurit (50%) sesa kur femija ushqehet me qumësht lope (rreth 10%). Indikohet në mënyrë absolute gjidhënja dhe vetëm gjidhënja ekskluzivisht në 6 mujorin e parë të jetës edhe gjatë marrjes së terapisë.
• Tek foshnjat rekomandohet të bëhet një pasqyrë e gjakut në mes mujit të dytë dhe të gjashtë të jetës dhe nëse niveli i hemoglobinës apo hekurit është i ulët, duhet filluar trajtimin (përgatitjen e hekurit në pika ose sirupi me vitaminë C, e cila rritë thithjen e hekurit nga zorrët).
• Kohëzgjatja e trajtimit është gjashtë javë dhe më shumë, në varësi të gjetjes së parametrave te gjakut. Preparatet e hekurit duhet dhënë edhe një muaj pas normalizimit të nivelit të hemoglobinës apo hekurit, me qëllim të mbushjes së “rezervuarëve” të hekurit në trup.
Parandalimi I anemisë
1.Gjidhënja te foshnjat e porsalindura si preventiva më e mirë ndaj anemisë.
2.Eliminimi i ushqimeve të caktuara ose përbërësve të caktuar të ushqimeve që mund të pengojnë përthithjen e hekurit.
3.Tek fëmijet pas 6 muajsh, ushqime te pasura dijetetike që janë burime të mira të hekurit.
Parandalimi më i mirë i anemisë nga mosha 6 mujore, mund të bëhët me futjen në dijetë të ushqimeve që përmbajnë hekur. Këtu janë paraparë të gjitha ushqimet me origjinë shtazore (mish, të brendshme apo të mëlçisë) dhe me origjinë bimore (perimet me gjethe jeshile të tilla si spinaq, chard zviceran, lakër jeshile, panxhar dhe fruta).
Në fëmijët më të mëdhenjë, mund të vërehet një shfaqje më e shpeshtë sezonale e anemisë, si në pranverën e hershme. Kjo ndodhë sepse fëmijët gjatë muajve të dimrit janë më të ekspozuar ndaj infeksioneve të shpeshta dhe për shkak se marrja e hekurit nëpërmjet perimeve të freskëta dhe frutave është më e ulët se sa në muajt tjerë.
Si perfundim :
Roli i gjidhenjes ne fillim dhe I ushqyerjes së drejtë me vone ka rendësi të madhe në prevenimin apo edhe shërimin e anemisë. Përdorimi i preparateve antianemike është i domosdoshëm, nëse me hapin e parë nuk kemi arritur të zgjidhim problemin e anemisë, për të mos ardhur deri te pasojat tjera mbi shëndetin e fëmijeve.
Ne shkrimin e dytë ANEMIA II që do të publikohet nesër do gjeni
– pyetje dhe përgjigje rreth anemisë ,
– Cila zgjedhje është më e mira: ushqyerja me gji, qumështi i lopës ose formula e qumështit të adaptueshëm te anemite ?
– Cilat ushqime kanë permbajtje me te madhe te hekurit ?
– receta për përmisimin e anemisë ,
– ushqimet që preferohen dhe shumë gjëra tjera të aspektit dijetologjik .
Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 28, 2018 / By M.I Si e ke bindur fëmijën tënd që të lexojë në vend se të luajë me telefon?
March 28, 2018 / By M.I Kamomili, bima që bën çudira
March 28, 2018 / By M.I Shfrytëzimi i rrjeteve sociale gjatë ditës, ndikon shumë në pagjumësi
March 28, 2018 / By M.I Përfitimet e trupit nga rrezet e diellit
March 28, 2018 / By M.I KUR TË NGUSHTOHET JETA BJER NË SEXHDE
March 28, 2018 / By M.I Testamenti islam
March 28, 2018 / By M.I Begatitë e Allahut
March 28, 2018 / By M.I Mjedisi dhe mbrojtja e tij në vështrimin islam
March 28, 2018 / By M.I Të ndryshuarit e së keqes me zemër