Sexta-feira, 31/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Si prodhohet uthulla?

Si prodhohet uthulla?

molla uthulla
Malus sylvestris -molla eger ,si prodhohet uthulla? Merren 10kg molle prehen ne flegra ju hjeken farat dhe bluhen ne maqin mishi ose ne mikser.Kete mase e vendosim ne nje ene te plastikes dhe i hudhim400gr sheqer ku i shtoj edhe 4l uje.Ena mbulohet me pecete 3 palesh.lihet ne vende te ngroht ku behet fermentimi per 3 jave,nderko duhet perzire cdo te dyten dite.Pasi te kryhet fermentimi duhet kulluar deri sa te fitohet lengu i kthjellet.Uthulla ka qendrushmeri te pa kufizuar.Ne mungese te mollave te egra munde te shfrytezohen edhe mollet tjera.
Uthulla e mollës është shumë e shëndetshme dhe ajo duhet të jetë pjesë përbërëse e ushqimit ditor.
Shume nga ne nuk i dime te mirat e uthulles. Kjo lloj uthulle permban: fosfor, kalcium, natrium, silikon, kalium, magnez, hekur, sulfur, vitaminat A, B1, B2, C, E.
Uthulla e mollës përdoret si ilaç dhe preventivë e shumë sëmundjeve prej qindra vitesh, sepse konsiderohet e shëndetshme dhe e dobishme. Në kohën e Hipokratit, të cilin shumë e kanë konsideruar baba të mjekësisë, uthullën e kanë përdorur për shërimin e shumë sëmundjeve. Gjatë kohës së luftës civile në Amerikë, uthullën e kanë aplikuar si antiseptik.

Nxit kapilaret per qarkullimin e gjakut, eshte purifikues dhe ndihmon ne pastrimin e gjakut. Uthulla e lengut te molles eshte dhe disifektues, gjithashtu perdoret per uljen e kolesterolit, nxit tretjen e ushqimit, ndihmon ne metabolizmin e trupit, ndihmon ne infeksionet, ne dhimbjen e artritit, kur helmoesh nga ushqimet, ndihmon per pucrat, infeksionet e sinuseve, alergjite, dhimbjet e fytit.