Segunda-feira, 1/3/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si po ndodhë prodhimi i të Marrëve?!

Si po ndodhë prodhimi i të Marrëve?!

Si po ndodhë prodhimi i të Marrëve?!

E ke idenë se si po ndodhë prodhimi i të Marrëve ?!

Një grup shkencëtarësh vendosën 5 majmunë në një kafazë e në mes të kafazit ishte një shkallore në majen e të cilës kishte ca banane.
Sa herë që ndonjëri prej majmunëve ngjitej shkallëve për të marr banane, shkencëtarët i spërkatnin majmunët tjerë me ujë të ftohtë…
Pas një kohe të shkurtë cilido majmun që ngritej të ngjitej shkallëve, të tjerët e ndalonin dhe godisnin ashtu që mos të spërkateshin me ujë të ftohtë .
Pas një kohe nga frika se do goditeshin, asnjeri nga majmunët nuk merte guximin të ngjitej shkallëve për të marrë banane, me gjithë dëshirën e madhe që e kishin për ta bërë këtë.
Pas kësaj shkencëtarët vendosën ta zëvendësojnë njërin nga 5 majmunët me një tjetër në vend të tij.
Gjëja e parë që do ta bëjë ky majmun i ri do jetë ngjitja shkallëve për të marrë banane. Por 4 majmunët tjerë automatikisht fillojnë ta godasin dhe e detyrojnë të zbresë nga shkallët .Pasi rrahet disa herë majmuni i ri e kupton se nuk bënë të ngjitet shkallëve, edhe pse nuk e dinte shkakun!!
Pas kësaj shkencëtarët e zëvendësuan edhe një majmun me një tjetër të ri…Por edhe këtij i ndodhi po e njëjta gjë,madje ai i pari filloi ta godasë këtë bashkë me tē tjerët edhe pse nuk e dinte pse e godiste atë?!
Kështu vazhdoi zëvendësimi i të gjithë majmunëve me majmunë të rinjë, gjersa në kafazë u bëne 5 majmunë të cilët në asnjë mënyrë nuk spërkateshin më me ujë të ftohtë por megjithatë godisnin çdo majmum çë eventualisht i shkonte mendja të ngjitej shkalleve , pa e ditur shkakun!

KËSHTU NDODHË PRODHIMI I ÇORODISË ( së marrë) FETARE, POLITIKE, SHOQËRORE DHE KULTURORE!

E nëse do t’i pyesim majmunët: përse godisni majmunin i cili ngjitej shkallëve?
Do të jetë përgjigja:
Nuk e dimë por kështu i gjetëm baballarët dhe gjyshërit tanë duke vepruar…!

Kush tha: se koha e injorancës ka përfunduar?!

Shiqo rreth vetës, do hasësh se jetojmë me mendje injorante e me mjete e teknologji bashkohore!

( E ndjeva si obligim me e përkthy dhe me e nda me gjithë ju, sidomos kur e shohim se e definon edhe Realitetin tonë të cilin duhet gjithësesi ndryshuar!
Mesazh jo më pak i rëndësishëm se para 1 viti! Prandaj po e përsëris)
I juaji, H.A

(Visited 80 times, 1 visits today)
Top