Domingo, 26/1/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si po na vrasin përditë me pula vendi dhe importi tërësisht kancerogjene

Si po na vrasin përditë me pula vendi dhe importi tërësisht kancerogjene

Tregu shqiptar ka pula kancerogjene. Ka pula pa asnjë vlerë ushqimore, ka pula të fryra e të forcuara me injeksione kimike! Ka pula me mish, që u zbërthehet edhe me ujë dushi! Ka pula, kockat e të cilave janë kalbësira! Këto pula plehurina e vrasëse, pa asnjë vlerë ushqyese, paketohen e etiketohen jashtë kufirit e brenda Shqipërisë, me të dhëna sikur janë me standarde të tregjeve të vendeve të BE dhe u shiten shqiptarëve! Madje, ka edhe sasi tonelata pulash që u falen prej tregut e pularive të botës së tretë e të disa vendeve të BE si mbeturina, të cilat maskarenjtë e tregut shqiptar i fusin në tregun tonë,  çertifikuar si të sigurta e me vlera ushqyese prej shefave dhe kontrollorëve të AKU në PIK (kufi) dhe në depot e shumicës, shkruan Telegrafi.

Ky falsitet bëhet edhe në thertoret e pularive të vendit, të cilat përveç rrjepjes së pulave sikur i kanë shqyer qentë, kanë edhe një krim tjetër që lejohet prej kontrollorëve dhe specialistëve të AKU: Pulat e vendit paketohen e çohen në treg me gjithë pjesën e kërcirit të këmbës, kur kjo është kategorikisht e ndaluar edhe prej BE, por edhe me ligjin shqiptar të ushqimit. Pse? Sepse kërcinjtë e këmbës së pulës, pas rrjepjes dhe kontaktit me sistemin ngrirës e ftohës, çlirojnë e përcjellin “doza” të rrezikshme infeksioni për jetën e konsumatorit, madje edhe për vetë infektimin me to të krejt mishit të pulës, duke e mbushur me përmbajtje kancerogjene. Ka një fakt krahasues: Edhe pse pulat që vijnë nga importi janë kalbësira dhe mish kancerogjen prej abuzimeve me rritjen dhe shëndoshjen e tyre me kimikate, ato nuk lejohet të futen në treg me pjesën e kërcirit të këmbës. bëni ballafaqimin e pulave të importit dhe pulave të vendit në treg dhe e konstatoni këtë fakt. Po përse lejohet nga specialistët dhe kontrollorët e AKU, ky krim e skandal ushqimor që bëjnë komplekset e mishit të pulës në Shqipëri?

Këtë na e konfirmoi një “kasap” pulash në një nga komplekset që therin e shesin pula në Shqipëri. Sipas dëshmisë së tij, kjo bëhet për fitim në peshë! Konkretisht, një pjesë kërciri e pulës peshon 33 gramë, ose 66 gramë të dyja këmbët.
Llogaria bëhet me numrin e pulave që komplekset hedhin në treg. Vetëm një fakt: Shqipëria importon mbi 6 mijë ton pula kalbësira në muaj. A hanë nga këto lloj pulash qeveritarët dhe sidomos ata që kanë përgjegjësi direkte për kontrollin e tyre? Cilët janë atë që e lejojnë këtë krim ushqimor?

(Visited 326 times, 1 visits today)
Top