Domingo, 17/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si mund të kaloj një jetë të lumtur sipas fesë?

Si mund të kaloj një jetë të lumtur sipas fesë?

Ndër shkaqet më të rëndësishme për të arritur
lumturinë dhe kënaqësinë shpirtërore janë besimi
dhe vepra e mirë. Allahu i Madhëruar thotë:

“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të
mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të
kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas
veprave më të mira, që ka bërë.” (En Nahl, 97)
Allahu i Madhëruar i lajmëroi dhe u premtoi të
gjithë atyre që në këtë botë e harmonizojnë besimin
(e pastër në Të) dhe veprën e mirë se si shpërblim
do ta kenë jetën e lumtur dhe shpërblimin e mirë në
këtë dhe në botën tjetër.

Shkaku i këtij shpërblimi të besimit dhe veprës së
mirë është i qartë: besimtarët që kanë besim të
pastër në Allahun, fryt i të cilit është vepra e mirë,
që përmirëson zemrën, pastron moralin dhe e
fisnikëron atë, si dhe përmirëson dynjanë dhe
ahiretin e tij (sjelljet dhe raportet e tij karshi tyre, si
koncepte dhe veprime), posedojnë arsenalin e
duhur shpirtëror dhe kuptimor për të përqafuar çdo
shkak të lumturisë dhe kënaqësisë, (në njërën anë,)
dhe (duke iu kundërpërgjigjur shkaktarëve të) frikës,
ankthit, brengës dhe dëshpërimit (në anën tjetër).

(Visited 55 times, 1 visits today)
Top