Sábado, 28/3/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SI E TRET STOMAKU USHQIMIN?

SI E TRET STOMAKU USHQIMIN?

lukthi

SI E TRET STOMAKU USHQIMIN?

Tani le të ndërmarrim një ekzaminim më të detajuar të procesit të tretjes. Le të konsiderojmë dhe shqyrtojmë frymëmarrjen, të notuarit, ngarjen e një biçiklete, të ngënurit. Këto veprime janë pjesë e jetës sonë të përditshme, megjithatë në pjesën më të madhe të kohës ne as nuk na shkon në mendje se si ndodhin këto veprime. Trupat tanë kanë nevojë për energji. Ne tashmë e kemi shpjeguar që këtë energji e marrim nga ushqimi që ne hamë. Por ushqimi që kërkon trupi duhet të jetë i thjeshtë dhe i grimcuar në përmasa të tilla që të jetë në gjëndje të kalojë nëpër enët e gjakut. Përndryshe ai nuk do të ketë mundësi të depërtojë në qeliza. Megjithatë ushqimet që ne hamë gjenden në copa të mëdha. Kështu që na nevojitet një makineri që t’i mundësojë trupit tonë ta përdorë ushqimin që hamë. Në fakt, ne mund ta quajmë shkurt këtë një mulli, i cili në parim copëton ushqimin që ne hamë në pjesëza më të vogla. Kjo makinë bluajtëse në trupin tuaj, quhet “sistemi i tretjes”.

Në trupat tanë ekziston një portë mbrojtëse: epiglota e cila është vendosur në fillim të laringut. Ky kapak mbulon hapjen e kalimit të ajrit gjatë gëlltitjes, duke penguar ushqimin apo lëngjet që të hyjnë në laring.

Ky sistem, si çdo makineri, përbëhët nga komponente të ndryshme dhe në sajë të funkionimit të përkryer të secilit prej këtyre komponentëve, ne mundemi të tresim ushqimin. Por është thelbësore që komponentët e sistemit të tretjes të funksionojnë në harmoni dhe në mënyrë të plotë sepse përndryshe prishet komplet sistemi.

Lë të sjellim një shembull për të ilustruar se përse të gjitha komponentët e sistemit duhet të jenë të plota për funksionimin e duhur të tij:

Një makinë lodër me komandim në distancë përbëhet nga pjesë të tilla si: rrotat, një pajisje kontrolli, motorri, bateritë, ingranazhet, bobina elektrike, antena etj. Në mënyrë mjaft të ngjashme sistemi i tretjes është i përbërë nga komponentë të ndryshëm. Këto komponentë përfshijnë dhëmbët, gojën, ezofagun, stomakun dhe zorrët.

Tani mendoni, a do të funksiononte një makinë e komanduar në distancë nëse ajo nuk do të kishte antenë apo rrota? Sigurisht që jo. Makina mund të ecë vetëm nëse ajo i ka të gjitha pjesët e saj. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për sistemin e tretjes. Ekzistenca e stomakut do të ishte e pakuptimtë nëse nuk do të kishte gjithashtu edhe një ezofag, sepse ai që e transporton ushqimin për në stomak është ezofagu. Në të njëjtën mënyrë, zorrët nuk do të kishin ndonjë dobi nëse nuk do të ekzistonte stomaku, për arsye se ushqimet që treten në stomak më pas kalohen për në zorrë, vend ku ushqimit i jepet forma e duhur që të jetë i përshtatshëm për t’u transportuar në qelizat e trupit.

Kjo na tregon qartë që Zoti ynë, Krijuesi i çdo gjëje, ka krijuar për ne një sistem që është i përkryer nga çdo anë që ta marrim. Kjo tregon edhe një herë që nuk ka zot tjetër përveç Zotit tonë:

Zoti juaj është vetëm Allahu, që nuk ka zot tjetër përvec Tij. Ai ka përfshirë çdo gjë me diturinë i Tij. (Sure Ta Ha: 98)

(Visited 141 times, 2 visits today)
Top