Sexta-feira, 19/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si e bëre të fluturojë?



Si e bëre të fluturojë?

Tregohet se një mbreti iu dhuruan dy fajkonj të bukur, të cilët, mbreti ua besoi personit përkatës që merrej me trajnimin e kafshëve të tij.
Një muaj më pas, trajnuesi i fajkojve vajti tek mbreti dhe i tha:”Lartmadhëria juaj! Njëri nga dy fajkojtë fluturon lart dhe është shtruar shumë. Ndërkohë, tjetri nuk lëviz fare nga një degë peme.”
Menjëherë mbreti mblodhi veterinerët nga e gjithë mbretëria dhe u kërkoi të kujdesen për fajkoin, ku i dihej, mund të vuante nga ndonjë sëmundje, por asnjëri nuk i gjeti ndonjë sëmundje.
Atëherë mbretit i lindi ideja të sjellë një person që e njeh natyrën e shpendëve, dikë që jeton në natyrë.
Shërbëtorët i sollën një bujk të cilit i treguan mbi problemin e fajkoit të mbretit dhe çfarë i duhej të bënte.
Të nesërmen në mëngjes, ndërkohë që mbreti kishte dalë në ballkon, pikas dy skifterët e tij duke fluturuar përbri njëri-tjetrit. Kjo e gëzoi shumë dhe menjëherë kërkoi bujkun të cilin e pyeti:”Pa hë, si e bëre të fluturojë?!”
Bujku iu përgjigj:”Krejt e thjeshtë lartmadhëri! I theva degën mbi të cilën qëndronte dhe fluturoi!”
Secili prej nesh ka degën e vet të frikës, hezitimit, pasigurisë, mungesës së dëshirës etj… e cila e mban shtangur për të mos ndryshuar.

Elmaz Fida





(Visited 2 times, 1 visits today)




Top