Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Si duhet të falet gruaja shtatzënë?

Si duhet të falet gruaja shtatzënë?

Pyetje:
Selamun alejkum!E kam një pyetje për kunatën time. Ajo është shtatzënë, në
muajin e pestë më duket. Më pyeti se a bën t’i fali vetëm farzet pasi nuk po
mundet të bjerë në sexhde dhe se e ka vështirë të ngrihet prapë. Namazi i
jacisë është në ora 12 këtu në Gjermani. Si duhet të falet ajo apo ndoshta
nuk duhet të falet fare. Ajo më tha se nëse nuk ka asnjë mundësi tjetër nuk
do ta lejë namazin se e falë atë me gjithë shpirt.

Përgjigje:
We alejkum selam!
Gruaja shtatzënë mund të falet në karrige ulur duke u përulur vetëm pak
nga pozita e uljes për në ruku si dhe pak më tepër për në sexhde. Po
ashtu mund t’i falë vetëm farzet e pesë kohëve të namazit si dhe
vitrin mundësisht. Sa i përket namazit të jacisë duhet ta falë vetëm
atëherë kur të hyjë koha e jo më herët. Si dhe nuk lejohet të mos
e falë jacinë pa marrë parasysh gjendjen e saj.
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku