Terça-feira, 22/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si duhet ta konsumoni xhinxherin që të humbni 2 masa për një muaj

Si duhet ta konsumoni xhinxherin që të humbni 2 masa për një muaj

Rrënja e xhinxherit është përdorur për shekuj më rradhë e falë vetive kuruese, kjo bimë ka gjetur shumë përdorime të tjera jashtë kuzhinës.

E konsumuar qoftë në trajtën e pluhurit apo atë të prerë në kubik kjo bimë veç të tjerave ju ndihmon të eleminoni kilogramët e tepërt pa u munduar shumë.

Sipas WebMD, xhenxhefil gjithashtu është përdorur për shekuj për të promovuar funksionet e aparatit tretës.

Lexoni më poshtë se si ky përbërës mund t’ju ndihmojë të reduktoni yndyrën e barkut.

1. Anti-inflamator

Rrënja e xhenxhefilit përshpejton qarkullimin e gjakut ! Rezultati? Lëvizja e gjakut rrit ngrohjen e trupit dhe ju ndihmon të digjni më shumë yndyrë.

2. Ndihmon në procesin e tretjes

Xhinxheri nxit tretjen, eleminon fryrjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Disa gllënjka uji të ngrohtë me pak xhenxhefil pluhur përpara një vakti ndihmon në procesin e tretjes.

3. Rrit energjinë

Sipas LiveStrong, xhenxhefil stimulon trupin si të ishte kafeinë. Thjesht konsumoni 4 gramë në ditë xhenxhefil për t’u ndjerë më mirë dhe të fuqishëm. Megjithatë, LiveStrong paralajmëron se nëse jeni shtatzënë, duhet të konsumoni jo më shumë se 1 gram në ditë.

4. Kolesteroli më i ulët

Kolesteroli i lartë është në përgjithësi një efekt anësor i shtimit të peshës. Xhenxhefil mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit hepatik.

5. Reduktim i kortizolit

LiveStrong tregon se nivelet e larta të kortizolit mund të rrisin yndyrën e barkut dhe të nxisin shtimin e peshës. Komponentët e gjetur në xhenxhefil mund të ndihmojnë ne uljen e kortizolitit në mënyrë që trupi të mos akumulojë yndyrë. /Lajmi.net/

(Visited 361 times, 1 visits today)
Top