Segunda-feira, 26/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SI ARRINË SHEJTANI TË PËSHPËRITË NË SHPIRTIN E NJERIUT?

SI ARRINË SHEJTANI TË PËSHPËRITË NË SHPIRTIN E NJERIUT?

SI ARRINË SHEJTANI TË PËSHPËRITË NË SHPIRTIN E NJERIUT?

VESVESJA-PËSHPËRITJA:

Shejtani ka mundësi të arrijë deri te mendja dhe shpirti i njeriut në një mënyrë që ne nuk mund ta kuptojmë dhe nuk e dijmë ate.Ate e ndihmon të bëjë një gjë të tillë natyra e tij në të cilën u krijua dhe kjo është ajo që ne e quajmë vesvese, All-llahu i madhëruar na lajmëroi për këtë dhe ate e quajti el-vesvas: “Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve. Të adhuruarin e njerëzve. Prej të keqës së cytësit (el-vesvas) i cili zbrapset (el-hannas, kur përmendet
All-llahu). I cili bën cytje në zemrat e njerëzve… “ (En-Nas: 1-5).

Tha Ibni Kethiri në tefsirin e tij: “El-Vesvasul-Hannas, shejtani qëndron në zemrën e njeriut, kur ai harron dhe hutohet, i pëshpëritë (i bën cytje), e kur e përmend All-llahun zbrapset (largohet nga ai)”.
Buhariu dhe Muslimi transmetuan se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Shejtani qarkullon në trupin e njeriut sikurse qarkullon gjaku”.Përmes vesveses ai e humbi Ademin dhe e mashtroi që të hajë nga pema e ndaluar: “Shejtani i pëshpëriti atij, e i tha: “O Adem, a të udhëzoj te pema e përjetësisë dhe te pushteti që nuk përfundon” (Taha: 120).
Shejtanët mund të paraqiten në formën e njeriut, mund të flasin me njerëzit, i urdhërojnë dhe i pengojnë ata dhe i urdhërojnë t’i kryejnë qëllimet e tyre.

(Visited 59 times, 1 visits today)
Top