Quinta-feira, 8/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

IBNUL-KAJJIM: “SHUMICA E SËMUNDJEVE VIJNË SI RRJEDHOJË E ZAKONEVE TE PAPËRSHTATSHME DIETIKE DHE SHUJTAVE ME VLERA TË ULËTA USHQYESE”

IBNUL-KAJJIM: “SHUMICA E SËMUNDJEVE VIJNË SI RRJEDHOJË E ZAKONEVE TE PAPËRSHTATSHME DIETIKE DHE SHUJTAVE ME VLERA TË ULËTA USHQYESE”
IBNUL-KAJJIM: “SHUMICA E SËMUNDJEVE VIJNË SI RRJEDHOJË E ZAKONEVE TE PAPËRSHTATSHME DIETIKE DHE SHUJTAVE ME VLERA TË ULËTA USHQYESE”

Dijetari i famshëm, Ibnul-Kajjim El-Xheuzije, ka thënë (në Zâdul-Me’âd 4/16):

“Sëmundjet janë dy llojesh: Sëmundjet thelbësore vijnë si rrjedhojë e një rritjeje të lëndës, që arrin deri në një pikë të tepërt në trup, ku i dëmton funksionet e tij natyrore. Shumica e sëmundjeve vijnë si rrjedhojë e kësaj. Shkaktohen duke konsumuar ushqim të shtuar, para se ushqimi i marrë më parë të jetë tretur siç duhet, duke ngrënë më tepër sesa sasia që i nevojitet trupit, duke ngrënë ushqim i cili ka vlera të pakta ushqyese, i ngadalshëm për tretje, dhe duke përziër ushqime të ndryshme të cilat janë të ndërlikuara në përbërjen e tyre. Kur njeriu e mbush barkun me këto ushqime dhe një gjë e tillë i bëhet zakon, ato do t’i shkaktojnë sëmundje të ndryshme, disa prej të cilave shërohen ngadalë e disa më shpejtë. Ndërsa kur ai është i matur në ushqim e tij dhe merr vetëm aq sa ka nevojë, duke mbajtur një barazpeshë ndërmjet sasisë dhe cilësisë, trupi përfiton nga kjo më shumë sesa nga sasi të mëdha ushqimi.”

Nga kjo deklaratë mësojmë se:

– Shumica e sëmundjeve janë të lidhura me zakonet e papërshtatshme dietike. Më konkretisht nga:
– Ngrënia e ushqimit në krye të një shujte paraprake të patretur plotësisht
– Të ushqyerit e papërmbajtur; më tepër dhe mbi sasinë që i nevojitet trupit
– Ngrënia e ushqimeve me vlera të pakta ushqyese, të ngadalshme për tretje
– Ngrënia e shujtave që përbëhen prej ushqimeve të lloj-llojshme dhe të ndërlikuara (mund të jetë duke iu referuar ushqimeve shumë të pasura)
– Kur kjo bëhet zakon i vazhdueshëm, shkakton lloje të shumta të sëmundjeve, të cilat në të vërtetë janë shumica e sëmundjeve me të cilat preken njerëzit.

Trajtimi më i mirë për dietë, është ngrënia e një sasie të matur, sipas nevojës, dhe mbajtja e një barazpeshe ndërmjet sasisë dhe cilësisë së ushqimit të marrë.

Sikur kjo këshillë të merrej parasysh, do të mënjanonte një numër të madh të sëmundjeve kronike të vuajtura nga njerëzit. Ilaçi është i thjeshtë: Është i tëri në shprehitë tuaja të ngrënies.
?
Burimi: healthymuslim/

Përktheu: D. A. Xhezairi