Segunda-feira, 23/11/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shumica e problemeve tona me të dashurët tanë ndodh për shkak të dy problemeve

Shumica e problemeve tona me të dashurët tanë ndodh për shkak të dy problemeve

A e di se
Shumica e problemeve tona me të dashurët tanë ndodh për shkak të dy problemeve.

1- Qëllim i pakuptuar!!!
2- Kuptim i paqëlluar!!!

Zgjdhja është në dy hapa:
1- Pyet për qëllimin
2- Gjithmonë të mirë ta kesh mendimin
Allahu i Madhëruar e ka përmendur zgjidhjen e saj në suren el-Huxhurat: “……qartësojeni atë (në është i vërtetë), që të mos e goditni ndonjë popull me padije, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë. ” (el-Huxhurat/6)

“O ju të cilët keni besuar! Shmangiuni shumë prej mendimeve (të dyshimta) sepse vërtet që disa prej këtyre mendimeve janë gjynah….” (el-Huxhurat/12)
Kuptimi i saj përmbledhës është:
“Nëse mua më mashtron shprehimi,,
Ty mos të mashtrojë komentimi”
“Sot falemi me njëri-tjetrin
Nesër falemi për njëri-tjetrin”
Nuk ka në këtë dunja asgjë që meriton të kemi konflikte dhe të urrejmë njëri-tjetrin për hir të saj.
Adresa e kësaj dunjaje është:
*” كُلُ مَنْ عليها فان “*
*” Çdo gjë që është mbi të (tokë) do të zhduket”* (er-Rrahman/26)
O Allah na e pasqyro të vërtetën si të vërtetë dhe na bëj ta ndjekim atë, dhe na e pasqyro të kotën si të kotë dhe na bëj ti largohemi asaj. Lus Allahun gjithashtu që të na bëjë çelës i të mirave dhe mbyllës i të këqijave.
Nga më të bukurat që kam lexuar.

(Visited 114 times, 1 visits today)
Top