Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Më shumë se 2500 të vrarë pas sulmit kimik në Siri

Më shumë se 2500 të vrarë pas sulmit kimik në Siri

Komiteti lokal koordinues i Sirisë (LCC) tha se ushtria siriane ka vrarë 2545 persona pas sulmit famëkeq të 21 gushtit, që vrau më shumë se 1,500 civilë.

siri

 

Ushtria siriane vazhdon të sulmoj civilët, ndërsa debatet e komunitetit ndërkombëtar fokusohen ne ate se si t’i përgjigjen sulmit kimik. Sipas shifrave të LCC, forcat siriane vranë 2.545 njerëz, duke përfshirë fëmijë dhe gra.

 

Sulmi kimik i montuar nga ushtria siriane ka zemëruar komunitetin ndërkombëtar, dhe SHBA kërcënon për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër regjimit sirian.

 

Megjithatë, një propozim rus për shkatërrimin e stoqeve kimike siriane nën mbikëqyrjen ndërkombëtare e shpëtoi regjimin e Asadit nga një sulm ajror amerikan, që ne fillim dukej i pashmangshëm. Administrata e Barack Obama ende këmbëngul se SHBA mund të sulmojnë regjimin sirian, nëse nuk arrin të zbatojë marrëveshjen për armët kimike. /mesazhi/