Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Në Institutin e Onkologjisë brenda tremujorit të parë janë regjistruar gjithsej 234 raste të reja të kancerit me të gjitha lokalizimet. Me kancer të gjirit janë regjistruar 44 raste të reja në këtë tremujor të parë, 46 raste me kancer të mushkërive, me traktin gastrointestinal që do me thënë në lukth e zorrë, janë regjistruar gjithsej 58 raste, 32raste janë të traktit urogjenital dhe rastet gjinekologjike, 54raste të reja me kancer në sistemin nervor […]
Në Institutin e Onkologjisë brenda tremujorit të parë janë regjistruar gjithsej 234 raste të reja të kancerit me të gjitha lokalizimet. Me kancer të gjirit janë regjistruar 44 raste të reja në këtë tremujor të parë, 46 raste me kancer të mushkërive, me traktin gastrointestinal që do me thënë në lukth e zorrë, janë regjistruar gjithsej 58 raste, 32raste janë të traktit urogjenital dhe rastet gjinekologjike, 54raste të reja me kancer në sistemin nervor […]
Shtohen rastet me kancer në Kosovë!

Në Institutin e Onkologjisë brenda tremujorit të parë janë regjistruar gjithsej 234 raste të reja të kancerit me të gjitha lokalizimet. Me kancer të gjirit janë regjistruar 44 raste të reja në këtë tremujor të parë, 46 raste me kancer të mushkërive, me traktin gastrointestinal që do me thënë në lukth e zorrë, janë regjistruar gjithsej 58 raste, 32raste janë të traktit urogjenital dhe rastet gjinekologjike, 54raste të reja me kancer në sistemin nervor qendror që përfshihet koka, qafa, lëkura, indet e buta dhe grupi i sëmundjeve malinje.
Këto statistika i bëri të ditura për gazetën “Zëri”, drejtori i Institutit të Onkologjisë, Behxhet Osmani.
Sipas tij, këto statistika janë pothuajse të njëjta edhe me vitet e kaluara.Osmani gjithashtu ka thënë se këto shifra ndonëse nuk janë shifra të mëdha në krahasim me vendet e rajonit, por sipas tij, Kosova ka popullsi më të vogël dhe grupmosha e popullit tonë është më e re, dhe se sipas tij, faktikisht grupmosha dhe incidenca del të jetë njësoj siç është edhe në vendet e tjera të regjionit.
I pyetur nëse në këtë tremujor të parë është shënuar ndonjë rast me fatalitet, pra me vdekje, Osmani ka thënë se mundësia për të pasur raste të vdekjes në këtë tremujor është shumë e vogël.
“Kështu që gjatë tremujorit është mundësia shumë e vogël që të ketë raste të vdekjes, se në momentin kur vjen te ne, futet në trajtim me kimioterapi ose radioterapi, ose kur ka mundësi të bëhet intervenimi kirurgjik, kështu që nuk është që assesi në fillim kur caktohet diagnoza edhe përnjëherë me u shkaktu vdekja, kjo është një dukuri shumë e rrallë”, ka treguar Osmani.
Edhe pse në këtë institut punohet vetëm me një ndërrim, Osmani pohon se ia dalin mjaft mirë që t’i trajtojnë të gjitha rastet dhe se sipas tij, janë rasteshumë të rralla kur pacientëve u japin udhëzimin që të trajtohen jashtë vendit.
“Është dukuri shumë e rrallë, ne i kemi disa trajtime me ‘brahiterapi’, që i themi ne, gjegjësisht kur kanceri është në kanalet e ndryshme ose uropoitike, ose respiratore e të tjera ose gjinekologjike, kur duhet të futet gypi edhe nëpërmes gypit të bëhet trajtimi me rreze, atëherë ajo është ‘brahiterapia’. Do me thënë kemi shumë pak raste që ne i udhëzojmë jashtë vendit, të gjitharastet me kancer edhe diagnostikohen në Kosovë, edhe bëhet intervenimi kirurgjik te rastet që mund të operohen, mandej vazhdohet me kimioterapi dhe radioterapi, kështu që faktikisht ne së bashku me QKUK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë e kemi rrumbullakuar diagnostikimin edhe trajtimin e të sëmurëve me kancer në tërësi edhe punohet me protokollet më bashkëkohore”, ka treguar Osmani.
Ai gjithashtu ka thënë se kanë bërë një kërkesë që të shtohet numri i tre teknikëve, dy infermiereve si dhe për disa aparatura shtesë të radiologjisë, por siç ka thënë Osmani, premtimet janë të mëdha dhe tani presin që ato shumë shpejt të realizohen.
Gazeta ka provuar që të kontaktojë me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me këtë çështje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Sipas Osmanit, mungon edhe një vetëdijesim i qytetarëve që në rastet kur vërejnë ndonjë ndryshim në trupin e tyre të shkojnë dhe të bëjnë kontrolle të menjëhershme te mjeku, e që sipas tij, ndoshta edhe kjo është arsyeja, përse shumica e pacientëve të sëmurë nga kanceri vijnë në këtë Institut në stadet pothuajse të fundit të kancerit./albeu.com/
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 9, 2018 / By M.I Noti është shëndet
June 9, 2018 / By M.I Zemërimi ju sjell infarkt
June 9, 2018 / By M.I Një provë për të studiuar personalitetin
June 9, 2018 / By M.I Kush është më i miri i njerëzve?
June 9, 2018 / By M.I Cili është shkaku i mospranimit të duave (lutjeve) tona?
June 9, 2018 / By M.I Shoqëria dhe dashuria
June 9, 2018 / By M.I Si të përdorni sodën e bukës kundër artritit
June 9, 2018 / By M.I Dushi i ngrohtë apo i ftohtë – cili është më i mirë?
June 9, 2018 / By M.I Ilaçet nga kosherja e bletëve