Sexta-feira, 20/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shtepia pa libra, eshte si trupi pa shpirt

Shtepia pa libra, eshte si trupi pa shpirt

VLERA E LIBRIT

Ta stolisesh dhomen me libra, eshte me mire sesa ta zbukurosh me lule, sepse librat jane lule qe nuk vyshken nga stina.
Aroma e luleve ta kenaq shqisen e te nuhaturit. Forma dhe ngjyra e tyre ta kenaq syrin, kurse vlera e librave ushqen e kenaq edhe mendjen edhe shpirtin. Lulet vyshken me kalimin e kohes, ndersa librat e rendesishem fitojne vlere me kalimin e kohes. Libri eshte kopsht, qe mbillet per te tjeret.
Ai na ben te kuptojme, sesa e vogel eshte bota e dijeve tona. Udhetimi brenda tij eshte si nje udhetim i gjate, i shoqeruar me nje bashkebisedim ne heshtje. Edhe pas vdekjes dijetari flet permes veprave, permes librit. Ne liber flet shpirti i pavdekur i te vdekurit. Punimet e shtypura, qe mbahen te ruajtura ne bibloteka anembane botes, permbajne me te miren e saj, qe brezat e kaluar kane menduar dhe thene.
Ndaj mos i beni dhomat tuaja shkretetira, por zbukurojini e stolisini ato me libra! Shtepia pa libra, eshte si trupi pa shpirt.

(Visited 169 times, 1 visits today)
Top