Quinta-feira, 17/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shtatzania, kujdes me produktet kozmetike

Shtatzania, kujdes me produktet kozmetike

Ushqimi gjatë shtatzanisë1Ekspertët këshillojnë që ti përdorni me kujdes preparatet kozmetike gjatë shtatzanisë. Preparatet për zbardhimin e dhëmbëve, për rrezitjen e lëkurës dhe mbrojtjen nga dielli, ngjyrat për thonj dhe flokë, preparatet kundër akneve dhe grimi i llojllojshëm mund të jenë shumë të rrezikshëm gjatë shtatzanisë, sepse përmbajnë përbërës të rrezikshëm për foshnjen.

Domethënë, përbërësit e dëmshëm, përmes lëkurës mund të kalojnë në qarkullim të gjakut dhe ashtu të arrijnë edhe në placentë dhe fetus. Ekspertët për këtë këshillojnë kujdes, por edhe shmangje për një kohë nga disa prodhime kozmetike.

Ju tregojmë se cilat preparate kozmetike nuk duhet ti përdorni gjatë shtatzanisë:

1- Preparate kundër akneve

2- Preparate për zbardhimin e dhëmbëve

3- Preparate për rrezatimin e lëkurës dhe mbrotjen ndaj diellit

4- Bojëra për flokët

5- Sprajte për flokë dhe për thonjë

6- Grimi

(Visited 24 times, 1 visits today)
Top