Sábado, 20/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shtatë kërkesa në një lutje të vetme



Shtatë kërkesa në një lutje të vetme

Shtatë kërkesa në një lutje të vetme

Musai (a.s) i kërkoi Allahut shtatë kërkesa në një lutje të vetme
Kjo përmendet në sure Ta Ha:
“(Musai) tha: O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim, lehtësoma punën time dhe zgjidhma nyjën e gjuhës sime, që ata të kuptojnë fjalën time! Më jep një ndihmës nga familja ime, Harunin, vëllain tim! Ma rrit fuqinë nëpërmjet atij
dhe bëma ortak në punën time!” Pastaj, përmendi qëllimin dhe synimin e këtyre kërkesave, si më poshtë:
“që të thurim shumë lavde për Tye të të përmendim Ty vazhdimisht! Vërtet, Ti do të jesh gjithnjë Mbikëqyrësi ynë “.
Musai (a.s) kërkoi ndihmën e Allahut duke iu lutur për veten e tij dhe jo kundër Faraonit. Pra, “dhikri” (përmendja e Allahut) ka nevojë për një shoqëri, e cila na ndihmon të arrijmë të vërtetën dhe të na kthejë për tek rruga e drejtë. Nuk ka gjë më të bukur kur je nën shoqërinë e Allahut!
Rezultati: Allahu iu përgjigje kërkesave të Musait:
“(Allahu) tha: ” Kërkesa jote u plotësua, o Musa!”

O Allah, na dhuro një shoqëri të drejtë dhe këshilluese!





(Visited 36 times, 1 visits today)




Top