Segunda-feira, 11/12/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Shqiptarët të ndryshëm nga të tjerët?

Shqiptarët të ndryshëm nga të tjerët?

STUDIMET SHFAQIN SHQIPTARËT TË NDRYSHËM NGA TË TJERËT !

Maqedonasit janë më të ngjashëm me serbët dhe bullgarët, popullsia e Kroacisë ka profilin më të ngjashëm me popullsinë në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi, ndërsa shqiptarët e Kosovës kanë ngjashmëri më së paku me të tjerët, ka treguar hulumtimi i ADN-së, të cilin e ka kryer Instituti maqedonas për mjekësi ligjore

Hulumtimi ka zgjatur gjashtëvjet, ndërsa me teknologjinë më moderne janë analizuar mostrat e profileve të ADN-së të viktimave nga Ballkani të cilat i kanë dërguar në Institutin maqedonas të gjitha vendet, përveç Greqisë.

Doktor Zlatko Jaqovski nga Instituti thotë që janë bërë dy lloje të hulumtimeve – një përmes shfaqjes së kromozomit Y, i cili bartet nga ana mashkullore, ndërsa lloji tjetër i hulumtimit ishte analiza lokusit nga profili ADN-së.
Jaqovski ka thënë që puna e tyre është publikuar edhe në dy revista botërore për forenzikë dhe gjenetikë forenzike.
Eksperti maqedonas ka theksuar që kjo vepër shkencore ka asnjë lidhje me politikën ditore./PK/.
Tags:
@include "";