Quinta-feira, 8/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Shqipëria bllokon mishin nga Kosova

Shqipëria bllokon mishin nga Kosova

Shqipëria ka filluar sërish bllokadat për prodhimet e caktuara nga Kosova. Këtë radhë prodhuesit e mishit në Kosovë nuk po mund të eksportojë prodhimet e tyre në Shqipëri. Shkasë për këtë thuhet të jetë mënyra e matjes së temperaturës së mishit gjatë transportit.

mishi

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Burim Piraj, ka thënë për Tribuna se Shqipëria aplikon termometrin digjital për matjen e temperaturës së mishit gjatë transportimit, përderisa Kosova dhe disa vende të Evropës atë mekanike.

Ai thotë se për shkak të këtij ndryshimi Shqipëria nuk po lejon mishin nga Kosova të futet në vendin e tyre edhe pse mishi importuar nga Kosova ka marrë notë pozitive nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV). /Telegrafi/