Terça-feira, 12/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SHPIRTI MË NXITË DREJT GJYNAHEVE, MË KËSHILLO!

SHPIRTI MË NXITË DREJT GJYNAHEVE, MË KËSHILLO!

SHPIRTI MË NXITË DREJT GJYNAHEVE, MË KËSHILLO!

U nis një njeri drejt Ibrahim Edhemit, Allahu e mëshiroftë!, dhe i tha:

– O shejh, shpirti më nxitë kah gjynahet.

Më këshillo me ndonjë këshillë!

Ibrahim Edhemi iu përgjigj:

– Nëse shpirti të thërret ti bësh gjynah Allahut, bëji gjynah, ska gjë, mirëpo nga unë i ke pesë kushte.

– Po, urdhëro! i tha njeriu.

Ibrahim Edhemi i tha:

– Nëse dëshiron ti bësh gjynah Allahut, fshehu në një vend ku nuk të sheh Allahu!

-SubhanAllah! Si të fshihem nga Ai, kur nga Ai nuk mundet të fshihet asgjë.

Ibrahim Edhemi i tha:

– SubhanAllah! A nuk të vjen turp ti bësh mëkat Allahut, kur Ai të sheh?!

Njeriu heshti dhe i tha:

– Më shto nga këshillat!

Ibrahim Edhemi i tha:

– Nëse do ti bësh Allahut gjynah, mos i bën mbi Tokë!

– SubhanAllah! E ku të shkoj, kur çdo gjë në kozmos është e Tij?! ia ktheu njeriu.

Ibrahim Edhemi i tha:

– SubhanAllah! A nuk të vjen turp ti bësh mëkat Allahut dhe ti banon mbi Tokë?!

– Më shto nga këshillat!

Ibrahim Edhemi i tha:

– Nëse do ti bësh Allahut gjynah, mos ha nga risku i Tij!

– SubhanAllah! E si të jetoj kur të gjitha begatitë janë nga Ai?!

Ibrahim Edhemi i tha:

– SubhanAllah! A nuk të vjen turp ti bësh mëkat Allahut, kur Ai të ushqen, të jep të pish e ta ruan fuqinë?!

– Më shto nga këshillat!

Ibrahim Edhemi i tha:

– Nëse do ti bësh Allahut gjynah dhe vijnë melekët që të të marrin dhe të të dërgojnë në Xhehenem, mos shko me ta!

Njeriu i tha:

– SubhanAllah! E nga të marr unë fuqi tu kundërvihem atyre?! Ata janë të forta dhe do të më udhëheqin nga të duan.

Ibrahim Edhemi i tha:

– Nëse i lexon mëkatet e tua në fletushka, mohoi ato se i ke bërë!
Njeriu i tha:

– SubhanAllah! E ku janë melekët fisnikë që i shënojnë veprat?! Ku janë melekët që përkujdesen për mua?! Ku janë dëshmitarët që do të flasin për mua?!

Njeriu filloi të qajë, të ecë dhe ti përsëritë fjalët: SubhanAllah! E ku janë melekët fisnikë që i shënojnë veprat?! Ku janë melekët që përkujdesen për mua?! Ku janë dëshmitarët që do të flasin për mua?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Visited 33 times, 1 visits today)
Top