Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije

Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije

Zoti xh.sh njeriun e ka krijuar prej dy elementeve: Ana matriale (trupi) dhe ajo shpirtërore (shpirti). Ne jemi të njoftuar nga Allahu xh.sh se si Ai e ka krijuar njeriun: 15:26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun). 22:5. “…Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t’ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj…” (vazhdon). Por Allahu xh.sh nuk ka dhënë detaje në lidhje me krijimin e shpirtit. Ja siq thotë Allahu xh.sh në Kur’an: 17:85. Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”.
Ky ajet tregon se ne nuk jemi të njoftuar në lidhje me krijimin e shpirtit andaj Allahu xh.sh thotë se kjo çështje është çështje e Tij.
Sa i përketë shpirtit ne as që do të flasim për krijimin e tij por ne do të hulumtojmë dhe t’iu tregojmë juve se çfarë nevoja ka shpirti ose se me çfarë ushqimi duhet të mbahet shpirti dhe çfarë roli ka shpirti i mirë (në jetë-në shoqëri) në trup. Shpirti është ai i cili komandon trupin. (varet a e komandon në mënyren siq thotë Allahu xh.sh apo siq ka thotë shejtani i mallkuar).
Trupi dhe shpirti nuk kanë qenë bashkë, por ato i bashkon Zoti xh.sh në mitrën e nënës duke ia dhënë shpirtin fëmisë i cili gjendet ne mitër. Këtë e argumentojnë ajetet në vijim: 23:14. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
3:6 Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S’ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë, i urti.
Ashtu siq Allahu xh.sh ia jep shpirtin njeriut në fillim, në mitrën e nënës, Ai Allahu xh.sh serish ia merr, atëherë kur njeriut i vie fundi i jetës në këtë botë (dunja), atë ditë kur vie vdekja. Që nga njëherë ne friksohemi… e që është e panevojshme frika nga vdekja sepse pas jetës së përkohëshme (dunja) vjen jeta e përherëshme (ahiret).
56:83. Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
56:87. (përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
Do të thotë se ne nuk jemi në gjendje as shpirtin të ndalim e të mos dal, por gjithashtu nuk guxojmë ta qesim shpirtin e të dal (Është shirk ndaj Allahut). Trupi si trup vdesë por shpirti kurrë nuk vdesë. Shpirti jeton gjithmonë por varet nga veprat tona se ku: në xhennet apo në xhehennem.
Zoti xh.sh e krijojë njeriun prej dheu (tokës) dhe prej një pikë uji. Do të thotë trupin e krijojë kështu: nga toka dhe uji gjithashtu edhe ushqimin (e trupit) Allahu xh.sh e sjell në të njejtën menyrë nga toka dhe uji që do të thotë ushqimi i trupit vjen nga i njejti vend sikur se edhe vet trupi nga është krjiuar.
Ushqimi i trupit vjen nga toka sepse toka është themeli i njeriut, se nga toka është krijuar edhe prej tokës ushqehet dhe në tokë do të kthehet për t’u takuar me Zotin e vet.
Arrijmë në përfundim se këto dy elemente si trupi edhe shpirti që e përbejnë njeriun kanë nevojë për ushqim. Por jo ushqim të njejtë për të dytë (shpirtin dhe trupin).

(Visited 69 times, 1 visits today)
Top