Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Disa novacione dhe shpikje që mund të ndihmojnë njerëzit në vendet në zhvillim kohët e fundit u prezantuan në Uashington. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Deborah Block na sjell hollësi mbi idetë e 13 ekipeve të kolegjeve nga mbarë Shtetet e Bashkuara përfshirë një serrë portative, një enë më të mirë për vaksinat, dhe një […]
Disa novacione dhe shpikje që mund të ndihmojnë njerëzit në vendet në zhvillim kohët e fundit u prezantuan në Uashington. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Deborah Block na sjell hollësi mbi idetë e 13 ekipeve të kolegjeve nga mbarë Shtetet e Bashkuara përfshirë një serrë portative, një enë më të mirë për vaksinat, dhe një […]
Shpikjet e studentëve ndihmojnë vendet në zhvillim

Disa novacione dhe shpikje që mund të ndihmojnë njerëzit në vendet në zhvillim kohët e fundit u prezantuan në Uashington. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Deborah Block na sjell hollësi mbi idetë e 13 ekipeve të kolegjeve nga mbarë Shtetet e Bashkuara përfshirë një serrë portative, një enë më të mirë për vaksinat, dhe një panel betoni që i reziston tërmeteve.
Shumë fermerë të vegjël në Afrikën Lindore e kanë të vështirë të kultivojnë të lashtat gjatë gjithë vitit për shkak të thatësirës apo shiut të tepërt. Prandaj, një ekip studentësh nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë doli me një ide – të prodhojnë pajisje për ndërtimin e serrave të vogla për të ndihmuar fermerët të rrisin prodhimtarinë e tyre deri në 20 për qind. Anëtarja e ekipi Arianna DeReus thotë se ato ndërtohen me tuba plastike dhe thasë orizi.
“Modeli ynë është me çmim të mirë, i qëndrueshëm, mund të zgjerohet dhe prodhohet nga materiale vendase. Kjo e ul koston e transportit dhe mbështet ekonominë lokale”.
Serra është pjesë e një ekspozite të quajtur Open Minds ose Mendje të Hapura, e cila është financuar nga Aleanca Kombëtare e Novatorëve dhe Shpikësve të Kolegjeve. Çdo vit, ajo u jep grante më shumë se 50 ekipeve të studentëve të cilat krijojnë modele të biznesit duke përdorur teknologji novatore për të ndihmuar njerëzit në mbarë botën. Ekipet kryesore ftohen për të marrë pjesë në një ekspozitë vjetore.
Aleanca u themelua në vitin 1995 nga Fondacioni Lemelson, i cili mbështet shpikësit e rinj. Drejtoresha Carol Dahl thotë se sipërmarrësit e rinj po ndihmojnë në nxjerrjen e njerëzve nga varfëria.
“Në vendet në zhvillim, shpikjet tona mund të përmirësojnë jetën e njerëzve duke trajtuar nevojat e tyre themelore si ndërtimin e sistemit të ujërave të zeza, qasjen në ujë të pastër dhe përmirësimin e shëndetësisë”.
Kjo enë mund të përmirësojë shëndetin e shumë njerëzve në vendet në zhvillim sepse ajo i mbron më mirë vaksinat. Kutitë standarte të polistirolit mund të thehen lehtë, kështu që Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se gjysma e vaksinave të vendosura në to dëmtohen gjatë transportimit. Por një ekip studentësh nga universitetit shtetëror i Oklahomës shpreson se duke përdorur këtë kuti që mund të paloset, mund të ruhet temperatura e ndjeshme e vaksinave. Saravan Kumar thotë se kutitë janë ndërtuar nga materialet që janë përdorur për ndërtimin e satelitëve të vegjël të hapësirës.
“Ato janë ndërtuar me këtë material të hollë, izolues që është 10 herë më i mirë se polisteroli për nga rezistenca dhe izolimit”.
Ky panel i lehtë betoni mund të ndihmojë shtëpitë e njerëzve në Haiti të përballojnë tërmetet. Studentët nga Universiteti i Notre Dame-it kanë zbuluar se blloqet e përdorura për ndërtimin e mureve në Haiti janë të cilësisë së dobët dhe të pa përforcuara. Dustin Mix thotë se kostoja e ndërtimit të një shtëpie më të fortë dhe më të sigurt me këto panele do të jetë pothuajse e njëjtë.
“Panelet janë të një cilësie shumë të mirë si për nga materiali ashtu edhe për nga procesi që përdoret për prodhimin e tyre. Ato janë gjithashtu të forta dhe mund t’u rezistojnë tërmeteve”.
Studentët shpresojnë se shpikje si këto do të ndryshojnë jetën e njerëzve dhe do t’u shërbejnë atyre që kanë nevojë më tepër.zeriamerikes/
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 11, 2018 / By M.I C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?
June 11, 2018 / By M.I Mjete shtëpiake për zbutjen dhe largimin e dhembjes së dhëmbit
June 11, 2018 / By M.I Efektet shëndetësore të pjeprit
June 11, 2018 / By M.I Mënyra e marrjes së guslit
June 11, 2018 / By M.I Ndiheni të lodhur dhe të stresuar? Përdorni këtë truk të thjeshtë në dush
June 11, 2018 / By M.I Tre orët më të vlefshme në Ramazan
June 11, 2018 / By M.I 10 shkaqet e furnizimit
June 11, 2018 / By M.I Disa lutje Kuranore
June 11, 2018 / By M.I Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote