Quarta-feira’, 20/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shpikjet e El Xhezariut: me të lënë pa mend! Ja çfarë i la botës…



Shpikjet e El Xhezariut: me të lënë pa mend! Ja çfarë i la botës…

Në vitin 1931 në muzeun e arteve të bukura në Boston u depozitua libri i El Xhezariut me titull: “Enciklopedia e dijeve dhe eksperiencave të dobishme në truket e industrisë’’. El Xhezeriu konsiderohet një ndër gjenitë e inxhinierisë më të mëdhenj të historisë, pasi shpikjet e tij kanë ndikuar në shfaqjen e shumë mjeteve dhe makinacioneve që kanë luajtur rol kyç në revolucionin industrial në Evropë.

Ebul Iz El Xhezerij ka lindur më (1136-1206) në ishullin e quajtur Ibën Umri, e cila asokohe ka qenë pjesë e tokave të ‘’Shamit’’ (Sirisë), por që sot i përket Turqisë. Ky ishull bie direkt në vijën kufitare me Sirinë. Edhe pse Ibën Umri nuk bie direkt në det, u quajt ishull për shkak se ka shumë lumenj rreth saj.

Ky inxhinier maverik konsiderohet nga të parët që ka menduar dhe që ia ka arritur të prodhojë një mjet vetëlëvizës (motor) që punon pa pasur një forcë shtytëse njerëzore. Libri i tij që cituam më lart dhe që shkurt njihet me ‘’Truket’’ përfshin skemat e njëqind mjeteve mekanike si dhe sqaron mënyrën e prodhimit të secilës prej tyre. El Xhezeriu ka përdorur forcën e ujit si burim për të vënë në punë makineritë dhe shpikjet e tij.

Historianët mendojnë se El Xhezerij është një hallkë lidhëse e rëndësishme në historinë e zhvillimit dhe të prodhimit të makinerive. Ai ka përfituar nga mendimet e paraardhësve të tij, i ka përpunuar ato duke shtuar edhe disa ide të vetat çka ka dhënë një bazë dijesh të gatshme për shumë nga makineritë bashkëkohore që njohim sot. Ndër arritjet e tij më gjeniale është teoria e tij që thotë: ‘’Lëvizja rrethore mund të prodhojë një forcë shtytëse përpara’’.

 

Ky zbulim i tij e çoi atë në shpikjen e shufrave me gunga (Camshaft) e cila rrotullohet me forcën e pistonave lëvizëse e për rrjedhojë prodhon një fuqi shtytëse. Pra tamam siç ndodh sot me motorët e makinave. El Xhezerij e ka përdorur këtë teknologji për të ndërtuar pompat e ujit hedhëse dhe thithëse. Këto pompa gëzonit teknologjinë vetëlëvizëse (motorike) pa forcën e ndonjë njeriu apo kafshë.

Evropianët i morën shpikjet e El Xhezeriut pas dy shekujsh dhe mbi bazën  tyre ata arritën të shpikin motorin e parë. Prej këtu nisi edhe epoka e trenave me avull e cila ishte shtylla kurrizore e revolucionit industrial evropian në shekujt e mesëm.

Ky inxhinier ka prodhuar gjithashtu orët më precize me dyllë në histori. Gjithashtu ai ka dhënë idenë e asaj që sot njihet me emrin ‘’Stop Ëatch’’ dhe që shërben për matjen e kohës që merr një punë e caktuar. Historiani dhe inxhinieri anglez, Donald Hill thotë për të se kjo teori e El Xhezeriut përmban një teknologji motorike e cila nëpërmjet qiriut të vendosur në një disk të butë nën cilindër, bën që sa më shumë të digjet qiriu, e për rrjedhojë të bëhet më i lehtë, aq më shumë shtyhet disku cilindrik lart në mënyrë të vazhdueshme.

El Xhezeriu ka përdorur në këto ora një teknologji të paparë më parë në histori që vazhdon të përdoret edhe në kohën tonë. Kjo teknologji sot njihet me emrin: ‘’ male female connector’’ dhe vazhdon të përdoret akoma në orët mekanike moderne. Dy ishin shpikjet e El Xhezeriut që u bënë faktori kyç për shpikjen e orëve në Evropë pas shek. XV: e pare ishte shpikja e ingranazheve të sakta; dhe e dyta ishte shpikja e peshës së orës, që është aparati që ruan qëndrueshmërinë e shpejtësisë së rrotullimit të ingranazheve. Pra ruan ritmin e njëjtë të funksionimit të orës. Përndryshe ora punon më avash ose më shpejt e për rrjedhojë humbet funksionin e saj.





Për sa i përket prodhimit të robotëve, El Xhezeriu ka krijuar i pari kopjen fillestare të lojërave të prodhuara në formën e njeriut dhe që punonin në mënyrë të programuar më parë. Ai krijoi një grup muzikor që notonte mbi ujë dhe që përbëhej nga disa persona, gjithsecili prej tyre nxjerr një tingull muzikor të caktuar. Ai këtë gjë e shpiku posaçërisht për të pritur këndshëm mysafirët e mbretërisë së Dijarbakirit në atë kohë.

Në historinë e tij të evolucionit të robotëve, Marc E. Richman përshkruan: ‘’Banda muzikore e shpikur nga El Xhezerij ishte e ndryshme nga ato greke. Shembujt robotikë arabë nuk reflektojnë vetëm një zhvillim të rëndësishëm e të sofistikuar të dizajnit, por edhe një tendencë për të përdorur burimet e tjera që ka njeriu në dispozicion’’.

Në fushën e higjenës El Xhezerij ka shpikur mekanizimin e derdhjes së ujërave në tualete dhe dushe. Ai shpiku lavamanin e parë për larjen e duarve, e cila përkrah kishte një mjet në formën e një shërbëtoreje femër. Ky lavaman ishte i mbushur me ujë të pastër dhe kur personi mbaronte punë me të, atëherë ai tërhiqte një levë pranë saj e kështu uji u shkarkonte duke rrjedhur jashtë lavamanit nëpërmjet kanaleve të shkarkimit, ndërkohë që shërbëtorja mekanike fillonte dhe mbushte lavamanin me ujë të pastër. Kjo gjë përdoret edhe sot në lavamanët tona.

Në librin e tij ‘’Enciklopedia e dijeve dhe praktikave të dobishme mbi truket e prodhimit’’ El Xhezerij ka punuar në mënyrë intensive dhe të lodhshme për rreth 25 vjet. Ky njeri i ditur donte që të interesuarit pas tij të përfitonin nga dituria e tij dhe të vendosnin me detaje mënyrat e prodhimit të çdo makineria apo mjeti që ai kishte shpikur.

Libri tij i cili ka iluminuar botën është përkthyer në disa gjuhë të ndryshme si dhe ekspozohet në disa muze të ndryshëm rreth botës, si për shembull në Angli, në Francë, në Turqi, etj.

Ky libër u botua për herë të parë në shekullin e XVI në familjen e famshme Medici e cila sundonte italinë në atë kohë. Kjo familja u përkujdes gjithashtu edhe për veprat e artistit të famshëm italian Leonardo Da Vindi i cili sipas enciklopedisë Angleze kishte studiuar librat e El Xhezeriut gjithashtu.

Marrë nga: Al Jazeera 

Përktheu: Enklid Pelari – /tesheshi.com/

(Visited 4 times, 1 visits today)