Terça-feira, 23/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shpeshtoni istigfarin



Shpeshtoni istigfarin

01 – Shpeshtoni istigfarin Allahu do të jetë me ty.
02 – Shpeshtoni istigfarin, sepse Allahu nuk ju humb asnjëherë.
03 – Shpeshtoni istigfarin se dynjaja është një çast dhe ikën.
04 – Shpeshtoni istigfarin ashtu siç ka qenë zakon i Pejgamberit alejhi selam.
05 – Shpeshtoni istigfarin, sepse pastrohesh nga mëkatet.
06 – Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve kanë qenë shkak për kalimin nga dështimi në sukses (në studime, biznes, etj.).
07 – Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve i shëruan të sëmurët.
08 – Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve i shëruan ata që kishin mësyshë, zili apo magji.
09 – Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve sterilitetin e kthyne në fertilitet, duke i furnizuar me fëmijë çiftet.
10 – Shpeshtoni istigfarin derisa t’iu largohen vesveset dhe frika.
11 – Shpeshtoni istigfarin derisa ta mposhtni shejtanin.
12 – Shpeshtoni istigfarin derisa t’iu dojë Allahu.
13 – Shpeshtoni istigfarin, sepse ju mjafton për çdo brengë.

Hoxhë Valdet Kamberi





(Visited 114 times, 1 visits today)




Top