Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
• TË DREJTAT E BASHKËSHORTES • ..(20 ) ? Shpenzimi për gruan ? – Këtu lind një pyetje:A mjafton që bashkëshorti të japë vetëm paratë apo edhe duhet t’i blejë gjërat e nevojshme? Nuk ka asnjë problem nëse burri dëshiron ta lërë në dorë të gruas blerjen, mirëpo nëse ai e shikon më me vend […]
• TË DREJTAT E BASHKËSHORTES • ..(20 ) ? Shpenzimi për gruan ? – Këtu lind një pyetje:A mjafton që bashkëshorti të japë vetëm paratë apo edhe duhet t’i blejë gjërat e nevojshme? Nuk ka asnjë problem nëse burri dëshiron ta lërë në dorë të gruas blerjen, mirëpo nëse ai e shikon më me vend […]
Shpenzimi për gruan

• TË DREJTAT E BASHKËSHORTES • ..(20 )
? Shpenzimi për gruan ?
– Këtu lind një pyetje:A mjafton që bashkëshorti të japë vetëm paratë apo edhe duhet t’i blejë gjërat e nevojshme?
Nuk ka asnjë problem nëse burri dëshiron ta lërë në dorë të gruas blerjen, mirëpo nëse ai e shikon më me vend t’i blejë vetë apo t’i blejë me porosi, ai mund ta bëjë këtë. Dijetarët kanë thënë se kur gruaja nuk është e arsyeshme në vendimet e saj në blerje, atëherë burri nuk duhet t’ia lërë asaj këtë detyrë. Caktimi se kush do të merret me blerjet për gjërat që i duhen gruas dhe fëmijëve zakonisht shkon sipas traditës, me përjashtim të rasteve të veçanta.
Kur bashkëshorti është i varfër ia jep gruas të ardhurat e nevojshme për çdo ditë, ndërsa ai me pasuri mesatare mund t’ia japë një herë në çdo javë apo muaj. Po kështu nëse bashkëshorti është i pasur, lejohet që ai t’ia japë bashkëshortes shpenzimet e nevojshme qoftë edhe për një vit. Për sa i përket atij që pasurinë e tij e jep çdo ditë, është detyrë për të që t’i japë bashkëshortes aq sa i mjafton për ditën që vjen dhe nuk detyrohet t’i japë asaj shpenzimet që i nevojiten për një muaj të tërë. Është gabim ajo që veprojnë disa nga të afërmit e gruas, të cilët e detyrojnë burrin për një gjë të tillë kur ai është nevojtar. Sheriati nuk ia ka ngarkuar një detyrë të tillë atij që është i varfër dhe që nuk ka mundësi. Megjithatë, ai e ka për detyrë të dorëzojë çdo ditë sasinë e nevojshme të parave për ditën e nesërme. Është e udhës që në këtë çështje të ketë mirëkuptim. Nuk ka asgjë të keqe që bashkëshorti dhe bashkëshortja të bien dakord për një mënyrë të caktuar, mjafton që ajo të jetë e kënaqur me këtë, duke plotësuar të drejtat e saj.
Për sa i përket veshjes, kemi plot argumente të përgjithshme që e trajtojnë atë. I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Të ushqeni dhe t’i vishni mirë ato.”
Nëse tradita e vendit është që gardëroba të ndërrohet, duke mos e vënë në vështirësi bashkëshortin dhe duke mos e detyruar përtej mundësive, burri le t’i japë gruas aq sa është arsyeshme.
Allahu thotë:
“Jetoni e silluni mirë me to.” (Nisa: 19)
“Gratë kanë të drejta aq sa edhe detyra, sipas asaj që është bërë e zakonshme (ma’ruf).” (Bekare: 228)
Pra, silluni dhe flisni me to ashtu siç do të dëshironit që ato të silleshin me ju. Silluni me gratë tuaja ashtu siç është e arsyeshme dhe sipas asaj që është e njohur nga sheriati dhe nga muslimanët; shpenzoni për to sipas mundësive që keni. Thuhet se me veshje të arsyeshme kuptohet veshja që gruaja përdor brenda në shtëpi, veshja për të dalë jashtë shtëpisë dhe veshja për raste të veçanta. Nëse bashkëshorti i blen gruas së tij një veshje të vetme që ta përdorë si në dimër edhe në verë, e po ashtu edhe për të dalë, atëherë ai nuk ia ka dhënë hakun, nuk i ka dhënë atë që i takon. Mirëpo nëse ajo shfrytëzon rastin për t’i kërkuar diçka që ai nuk mund ta përballojë, atëherë kjo gjë konsiderohet padrejtësi. Dijetarët kanë thënë se nuk është kusht që burri t’ia zëvendësoj veshjen bashkëshortes së tij çdo vit, por nëse e bën këtë, tregon bujari.
Gjithashtu, nuk është detyrë për burrin që t’i blejë bashkëshortes përherë diçka të re në rastet e veçanta, ashtu siç veprojnë disa gra të kohës sonë, të cilat e shpërdorojnë pasurinë e burrave të tyre në atë formë që Zoti e ka ndaluar. Burri e ka obligim të shpenzojë me masë, në varësi të nevojave që ka gruaja. Ndërsa për sa i përket shpenzimit mbi atë që është e arsyeshme, gruaja le ta sigurojë atë nga pasuria e saj.
———————————————————–
Pjesë nga libri: “KODI I FAMILJES”
Autor: Muhamed el-Muhtar ESH-SHINKITI
————————————————————–
Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
April 1, 2018 / By M.I Halil Kastrati – Biri Im (Official Video) | JETIMAT E BALLKANIT
April 1, 2018 / By M.I Një lutje për të ruajtur shëndetin dhe për tu mbrojtur nga varfëria
April 1, 2018 / By M.I Si te largosh pikellimet?
April 1, 2018 / By M.I Si te kuptoni qe një femër e martuar nuk është e lumtur?
April 1, 2018 / By M.I Pëshpëritja e djallit ndaj njeriut
April 1, 2018 / By M.I Njerëzit ndahen në falënderues dhe në jofalënderues
April 1, 2018 / By M.I Me këtë përbërje për 10 ditë, dhimbja në kocka dhe nyje zhdukët!
April 1, 2018 / By M.I Si të bëhesh më i forti i njerëzve?
April 1, 2018 / By M.I Ja çfarë duhet të bëni menjëherë pas djegies