Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shkencetaret vertetojne se paragjykimet ndaj te tjereve mund te formojne bindje te gabuar

Shkencetaret vertetojne se paragjykimet ndaj te tjereve mund te formojne bindje te gabuar

Një studim i ri gjerman ka vërtetuar se paragjykimet ndaj të tjerëve, në rast se përsëriten, atëherë ato mund të formojnë një bindje të gabuar, e cila ngulitet në kujtesën e njeriut, duke bërë që syri ta sheh atë (objekt pavarësisht se çka është, përkundër realitetit) si të vërtetë dhe realitet.

Shkencëtarët gjermanë kanë shtuar se truri i njeriut pret atë që sytë e tij do ta shohin si diçka të pranueshme dhe se nuk do të shtojë përpjekjet instinktivisht vetëm se atëherë kur syri të monitorojë – vëzhgojë ndonjë element të papritur.

Allahu ka thënë: “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat…“ (el-Huxhurat, 12)

E shihni se si ne këshillohemi që t’i braktisim shumicën e këtyre paragjykimeve apo supozimeve, edhe pse vetëm një pjesë e tyre janë mëkat.

Kjo reflekton kujdesin e Islamit ndaj nesh që të braktisim çdo gjë që mund të na shkaktojë madje edhe problemin më të vogël.

Abdudaim el-Kehil
http://www.kaheel7.com/ar
Përshtati në shqip: Sedat Islami

(Visited 43 times, 1 visits today)
Top