Sexta-feira, 20/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shkencëtarët habiten me inteligjencën e sorrave

Shkencëtarët habiten me inteligjencën e sorrave

Disa shkencëtarë amerikanë kanë mbetur të mahnitur me inteligjencën e sorrave pasi janë treguar shumë të suksesshme në testet hulumtuese.

Hulumtimi tregon se ato njohin fytyrat e njerëzve dhe janë të gatshme të përdorin gjëra të lehta për të marrë atë që dëshirojnë dhe këtë e kanë shfaqur në një video të realizuar nga gazeta e famshme New York Times, transmeton koha.net.

Në këtë video shfaqet një sorrë, e cila bën të pamundurën për ta marrë ushqimin që gjendej në një gotë me ujë, por fillimisht nuk mund ta kapte me sqepin e saj.

Hulumtuesit pran gotës kanë lënë disa gurë të vegjël për të parë nëse ajo do të merrte ata për t’i hedhur në gotë, në mënyrë që niveli i ujit të rritej për të marrë ushqimin, transmeton Koha.net.

Ajo “lexoi” mendjen e hulumtuesve dhe përdori metodën me gurë për të siguruar ushqimin që gjendje në gotën me ujë. Të njëjtën metodë me gurë e përdorën edhe në disa teste tjera dhe në të gjitha sorra doli e suksesshme.

(Visited 30 times, 1 visits today)
Top