Sábado, 30/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Shkarkohet kreu i Kuvendit të BIK, Xhabir Hamiti

Shkarkohet kreu i Kuvendit të BIK, Xhabir Hamiti

Anëtarët e Kuvendit të BIK kanë vendosur me shumicë votash për ta shkarkuar kryetarin e deritanishëm të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Xhabir Hamiti, për të vazhduar më pastaj për një mbledhje të radhës ku do të diskutohet ndryshimi i nenit të 49 të Kushtetutës së BIK për mandatin e kryetarit ose myftiut të Kosovës.

xhabir hamiti

Sekretari organizativ i BIK, Resul Rexhepi, në një konferencë për gazetarë ka thënë se shkarkimi i Xhabirit është bërë për shkak se ai e ka lëshuar mbledhjen mënyrë arbitrare duke mos përfillur kërkesat e anëtarëve të Kuvendit.

 

“Në bazë të nenit 73 të Kushtetutës së Kuvendit të BIK anëtarët kanë të drejtë ta shkarkojnë dhe ta emërojnë kryetarin e vet. Bashkë me Hamitit mbledhjen e kanë lëshuar edhe 4-5 persona dhe ne me 23 vota për dhe një abstenim kemi vendosur për shkarkimin e tij”, ka thënë Rexhepi.