Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shkaqet se pse shejtani e sulmon njeriun

Shkaqet se pse shejtani e sulmon njeriun

Shkaqet se pse shejtani e sulmon njeriun.

Xhinët e sulmojnë njeriun në dy forma:

1. Nëse urdhërohen prej magjistarit, d.m.th xhini e sulmon njeriun nëpërmjet Sihrit.

2. Mund ta sulmojnë njeriun vetvetiu, për disa shkaqe:

a. Hakmarrje: nëse p.sh njeriu e ka lënduar xhinin, mund të ndodhë që njeriu të hedhë ujë të nxehtë mbi thërrimet e bukës ku rrinë xhinët dhe ta djegë xhinin dhe në këtë rast ai hakmerret ndaj njeriut dhe e sulmon atë duke hyrë në trupin e tij, ose duke ecur rëzohet mbi ndonjë xhin pa e vërejtur, apo e mbyt ndonjë kafsh (qen të zi, ose gjarpën) e cila në realitet është shejtan e që është personifikuar në kafsh.

b. E sulmon nëse dashurohet. Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Kur të hyni në tualet thuani “Bismil-lah Allahumme inni eudhu bike minel hubthi uel habaith” dhe kur të thuash këtë lutje bëhet perde mes teje dhe shejtanit (nuk ka mundësi shejtani me të pa zhveshur)”. Nëse njeriu nuk e thotë këtë dua, atëherë shejtanët mund ta shohin njeriun zhveshur dhe ka mundësi që shejtani mashkull të dashurohet me njeriun femër dhe të hyjë në trupin e saj, apo shejtani femër të dashurohet me njeriun mashkull dhe të hyjë në trupin e tij.

c. Mund ta sulmojë vetëm për t’i bërë zullum, pra shkaku është që t’i bëjë zullum njeriut, kjo pasi që shejtani është armik i përbetuar i njeriut, Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë Shejtani është armik i juaji”

Këto ishin disa shkaqe të cilat e shtyjnë shejtanin për të hyrë në trupin e njeriut.

Hoxhë: Eroll Nesimi

(Visited 62 times, 1 visits today)
Top