Terça-feira, 17/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SHKAQET DHE EFEKTET E ZEMËRIMIT

SHKAQET DHE EFEKTET E ZEMËRIMIT

SHKAQET DHE EFEKTET E ZEMËRIMIT

 

Ekzistojnë shkaqe të caktuara që shkaktojnë zemërimin. Ndër ta, më të rëndësishmet janë:

 

RRETHINA: Shkaku i parë që qëndron pas zemërimit është rrethina, qoftë ajo më e afërta (rrethi familjar) apo edhe më e largëta (shoqëria në përgjithësi). Ka mundësi të jemi të rrethuar prej njerëzve të këqinj të cilët nxitimin e llogarisin shenjë guximi dhe zemërimin që sjell padrejtësi shenjë të burrërisë. Kështu, ekziston mundësia kjo të na lë këtë përshtypje të gabuar dhe na ngelet zemërimi si shprehi.

 

POLEMIKA DHE GRINDJA[1]: Konkurrentët dëshirojnë të mundin njëri-tjetrin qoftë edhe padrejtësisht. Nëse njëri nuk mund ta mundë tjetrin zemërohet apo edhe egërsohet, me qëllim që ta shtyp atë dhe t’i hakmerret, posaçërisht kur është më i fortë se kundërshtari.[2]

 

SHAKAJA ME GENJESHTËR: Nëse shakaja e kalon kufirin e vërtetësisë ajo do të sjellëgrindje. Grindja e sjell zemërimin thellë në zemër, dhe ҫrregullohet gjendja emocionale e si rezultat i kësaj mund të jemi të padrejtë në hakmarrje. Sigurisht, kjo është arsyeja se pse i Dërguari All-llahut edhe kur bënte shaka fliste vetëm të vërtetën.

 

SHFAQJA E ARMIQËSISË DHE DHUNËS MBI TË TJERËT NËÇFARËDO FORME: Disa njerëz kur zemërohen dhe kërkojnë hakmarrje shfrytëzojnëҫdo lloj dhune siҫ janë: përqeshje, tallje, spiunazh, zhvlerësime e deri në goditje apo tortura. Kjo dhunë zakonisht ushtrohet nga autoritetet joislame dhe të padrejta. Ndoshta kjo është një arsye se pse All-llahu dhe i Dërguari i Tij na paralajmëruan nga shfaqja e dhunës mbi të tjerët pa arsye. All-llahu subhanehu ue teala thotë:

 

“O ju të cilët keni besuar! Asnjë burrë prej jush të mos tallet me burra të tjerë, se këta mund të jenë më të mirë se ai. Gjithashtu asnjë grua të mos tallet me gra të tjera, se këto mund të jenë më të mira se ajo. Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri-tjetrin me nofka (tëkëqija)! Sa e shëmtuar është të thirresh me emër të keq pas (pranimit të) besimit! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.” (El-Huxhurat; 11)

 

Profeti sallahu alejhi ue selem ka thënë:

 

“Keni kujdes nga paragjykimi sepse paragjykimi është gënjeshtra më e madhe, mos i hulumtoni gabimet (të metat) e njëri-tjetrit. Mos spiunoni njëri-tjetrin, mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos e urreni njëri-tjetrin, por bëhuni që të gjithë robër të All-llahut dhe vëllazërohuni në mes vete. Muslimani është vëlla i muslimanit, ai nuk i bën padrejtësi vëllait të tij, nuk e poshtëron vëllain e tij, nuk e nënҫmon dhe nuk e urren vëllain e tij. Devotshmëria është këtu (dhe bënte me shenjë drejt gjoksit). Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun, nderin dhe pasurinë e vëllait të tij musliman”.[3]

 

KRENARIA DHE MENDJEMADHËSIA E PAJUSTIFIKUAR: Ai i cili pa arsye mbahet krenar dhe mendjemadh ndikohet negativisht nëse humb diҫka, pa të cilën ai mendon se i humb madhështia e tij tek njerëzit. Nëse dikush i kërkon hakun e vet, ai tërbohet. E njëjta ndodh kur dikush e këshillon të ruhet nga kryerja e ndonjë mëkati. Ky njeri mendjemadh mendon se është aq i përsosur saqë askush nuk duhet ta këshillojë, urdhërojë për diҫka apo ta ndalojë nga veprat e këqija. Mirëpo, në realitet, ai është i mangët në të gjitha aspektet, andaj ai këto mangësi mundohet t’i kompenzojë me mendjemadhësinë e tij.

 

NEGLIZHENCA NDAJ SHPIRTIT TË NXIT TË BËSH VEPRA TË KËQIJA: Çdo ves që gjendet tek njeriu ka mundësi tërritet dhe të përkeqësohet derisa të bëhet natyra e dytë e tij, si shkak i neglizhencës për ta kontrolluar apo larguaratë. Kjo është arsyeja se pse All-llahu subhanehu ue teala na urdhëron të përpiqemi kundër nefsit tonë. All-llahu subhanehu ue teala thotë:

 

“Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, All-llahu është me punëmirët.“ (El-Ankebut; 69)

 

Mospërkrahja e atyre që vuajnë nga e meta e zemërimit: Njeriu ka mundësi t’i identifikon të metat e veta, mirëpo, për shkak të dobësisë së tij karshi nefsit, sprovave djallëzore (qofshin xhin apo njerëz), dhe bukurisë së jetës, ai nuk ka mundësi të lirohet nga këto shprehi. Në këto momente të tjerët duhet t’i qëndrojnë në krah dhe t’i ndihmojnë në tejkalimin e kësaj të mete. Nëse nuk kontrollohet kjo e metë, do të depërton më thellë dhe do të përkeqësohet situata saqë i bëhet natyrë e dytë dhe nuk do të ketë mundësi ta largojë atë nga vetja.

 

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

 

“Ndihmoje vëllin tënd kur është i padrejtë apo kur i bëhet padrejtësi”, dikush pyeti: O i Dërguar i All-llahut, unë do ta ndihmoj atë kur i bëhet padrejtësi, por, si ta ndihmoj ku ai bën padrejtësi? “, ai ia ktheu: “Ta ndalosh nga padrejtësia e tij është ndihmë për të”.[4]

[1]Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Unë i garantoj një shtëpi në fund të xhennetit kush e lë polemikën edhe nëse është në të drejtë, një shtëpi në mes të xhennetit për atë që lë gënjeshtrën edhe nëse është duke bërë shaka, një shtëpi në pjesën më të lartë të xhennetit  kush ka moral të mirë. (Ebu Davudi)

 

[2]Profeti salallahu alejhi ue selem i dëgjoi disa njerëz duke polemizuar rreth Kur’anit, u tha: “Kjo i shkatërroi ata që ishin para jush, një pjesë të librit e krahasonin me një pjesë tjetër, (kur dihet) ҫdo pjesë e konfirmon pjesën tjetër. Andaj, mos u mundoni të gjeni kundërshtime në të dhe flitni vetëm atë që e dini ndërsa për atë që nuk e dini pyetni të diturit”. (Tirmidhiu)

[3]Transmetojnë Buhariu, Muslimi (2564) dhe Ahmedi nëMusnedin e tij (7402)

[4]Transmeton Buhariu (6952)

(Visited 98 times, 1 visits today)