Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Erërat luajnë rol të rëndësishëm në zbritjen e shiut dhe në formimin e reve. Ky realitet kozmik është zbuluar vonë, mirëpo Kurani e ka përmendur para katërmbëdhjetë shekujsh. Meteorologët kanë bërë eksperimente të gjata rreth mekanizmit të formimit të reve si dhe mënyrën e zbritjes së shiut. Pas vënies së një numri teorish shkencore rreth […]
Erërat luajnë rol të rëndësishëm në zbritjen e shiut dhe në formimin e reve. Ky realitet kozmik është zbuluar vonë, mirëpo Kurani e ka përmendur para katërmbëdhjetë shekujsh. Meteorologët kanë bërë eksperimente të gjata rreth mekanizmit të formimit të reve si dhe mënyrën e zbritjes së shiut. Pas vënies së një numri teorish shkencore rreth […]
Shiu dhe erërat

Erërat luajnë rol të rëndësishëm në zbritjen e shiut dhe në formimin e reve. Ky realitet kozmik është zbuluar vonë, mirëpo Kurani e ka përmendur para katërmbëdhjetë shekujsh. Meteorologët kanë bërë eksperimente të gjata rreth mekanizmit të formimit të reve si dhe mënyrën e zbritjes së shiut.
Pas vënies së një numri teorish shkencore rreth kësaj tematike, është vërtetuar roli i erërave në procesin e formimit të reve. Erërat mbartin avullin e ujit nga niveli i deteve dhe oqeaneve në shtresën e atmosferës së lartë, mirëpo atomet e ujit kanë nevojë për grumbullim dhe rritje derisa të formohen retë. Me këtë rast kryhet pllenimi i erërave te retë, por si ndodh ky proces?
Erërat gjithnjë mbartin me vete atome pluhuri dhe kripe të butë. Këto atome, kur ngrihen në atmosferë në një lartësi disa kilometrash, ku temperatura është tepër e ulët, rreth tyre grumbullohen atomet e ujit dhe formojnë pika dhe si rezultat i kësaj formohen retë e rënda, të cilat peshojnë mijëra tonelata.
Allahu i Lartësuar me mëshirën e Vet ka vënë ligjet fizike të cilat kontrollojnë lëvizjen e ujit dhe tretjen e tij dhe e avullojnë. Sikur një ligj i vetëm të çrregullohej vetëm pak, të gjitha ujërat do të largoheshin nga Toka dhe do të pamundësohej jeta. I Lartësuar qoftë Allahu, i Cili thotë: “Ne zbresim ujë nga qielli me masë të caktuar, pastaj e depozitojmë atë në Tokë. Por, nëse dëshirojmë, Ne jemi në gjendje ta heqim atë tërësisht.” (Mu’minun, 18)
A nuk e meriton ky Zot i mëshirshëm që t’i besojmë dhe t’i bëjmë sexhde për begatitë dhe dhuntitë e Tij?
Është për t’u habitur fakti se Kurani ka folur për rolin e erërave në pllenimin e reve. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne i dërgojmë erërat për pllenim dhe zbresim nga qielli ujë, prej të cilit ju japim të pini, e të cilin nuk mund ta depozitoni dot.” (Hixhr, 22)
Në këtë ajet ekzistojnë disa mrekulli shkencore. Në fjalën “dërgojmë” ekziston një precizitet shkencor. Ne e dimë se procedura e dërgimit është e sistemuar dhe e organizuar dhe e vërejmë me satelitë shpërndarjen e erërave. Këto erëra konsiderohen pllenim për retë dhe për shkak të tyre zbret shiu nga qielli. Ky ujë konsiderohet i pastër dhe jo i ndotur dhe është i përshtatshëm për t’u pirë. Dhe në fund ky ujë depozitohet në shtresat e tokës dhe depozitimi i tij mund të kalojë miliona vite. Në brendësi të tokës ekzistojnë depozitime gjigante uji.
Thënë shkurtimisht, në një ajet të vetëm ekzistojnë një sërë faktesh shkencore: dërgimi i erërave, pllenimi i reve, zbritja e ujit nga qielli i cili është i përshtatshëm për t’u pirë dhe depozitimi i ujit. Parashtrohet pyetja: Këto fakte të pamohueshme, madhështore dhe të hollësishme a janë vepër e njeriut? Sikur të çrregullohej një ligj prej ligjeve, atëherë retë do të ishin si rryma e dobët dhe e pafuqishme në mbartjen e sasive të mëdha të ujërave lart. Kjo do të çonte në shira të pakta dhe si rrjedhojë pak ujë i freskët në tokë, rritje e ujërave të kripur dhe kësisoj do të prishej jeta.
Këtë realitet kozmik nuk e dinte askush në kohën e zbritjes së Kuranit, askush nuk dinte asgjë rreth formimit të reve ose rreth rolit të erërave ose rëndësisë së pllenimit të erërave për retë. Mirëpo, shkenca bashkëkohore na i ka zbuluar këto fakte, kurse ato janë përmendur në Librin e Allahut qartazi për të dëshmuar vërtetësinë e librit dhe të mesazhit islam.
Abdudaim el Kehil
Përshtati: Almedin Ejupi
Disa referenca:
1- Cloud, http://en.wikipedia.org/wiki/Cloud
2- “cloud.”Britannica Student Library.
3- Bender, Lionel. Our Planet, Simon & Schuster, 1992.
4- Ganeri, Anita. Earth Science, Macmillan, 1993
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
June 26, 2017 / By M.I SEKRETET E QABES “MEKKA” A e ke ditur?
June 26, 2017 / By M.I Tre engjëjt Mikaili,Xhibraili dhe Israfili për cka janë pergjegjës ?
June 26, 2017 / By M.I Salavati shkak i shpëtimit nga vështirësitë
June 27, 2017 / By M.I Pse leh qeni në momentin kur thërritet ezani?
June 27, 2017 / By M.I Boza, vlerat ushqyese dhe historia e origjinës shqiptare
June 27, 2017 / By M.I Recitimi i Kuranit Famëlartë shëron kancerin dhe sëmundjet e zemrës