Quinta-feira, 20/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shikimi i xhindëve



Shikimi i xhindëve

Shumë njerëz në kohën tonë, e edhe para kohës tonë, dëshmuan dhe panë grupe të xhindëve, edhe pse shumica e atyre që i panë ata dhe i dëgjuan, nuk e ditën se ata janë xhindët; ata supozuan se ata janë shpirtëra, ose njerëz të fshehur, apo njerëz të planeteve…

Transmetimi më i vërtetë që transmetohet në këtë vend, është se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i shikoi ata, foli me ta dhe ata i folën, i mësoi ata dhe u lexoi Kur’anin. Në temat e ardhshme, do ta përmendim atë rast.

Gomari dhe qeni i shohin xhindët

Nëse ne nuk i shohim xhindët, disa gjallesa të tjera i shohin ata, sikurse gomari dhe qeni.Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Kur të dëgjoni kakarisjen e gjelit, luteni Allahun nga mirësia e Tij, sepse ai (gjeli) ka parë ndonjë melek, e kur të dëgjoni palljen e gomarit, kërkoni strehim tek Allahu nga shejtani, sepse ai ka parë ndonjë shejtan”.





Transmeton Ebu Davudi nga Xhabir Ibni Abdull-llahu, radiAllahu anhu, se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tha: ”Kur të dëgjoni lehjen e qenëve dhe palljen e gomarëve, kërkoni strehim tek Allahu, sepse ata shohin çka ju nuk shihni”.

Se shtazët shohin çka ne nuk shohim, nuk është çudi, sepse dijetarët vërtetuan se disa gjallesa kanë mundësi të shohin çka ne nuk shohim. Bleta është në gjendje të shohë rrezet ultravjollcë, për këtë arsye ajo e sheh diellin edhe pse qielli është përplot re, kurse huti e sheh miun në errësirën e zezë të natës…

(Visited 29 times, 1 visits today)




Top