Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shihja ëndrra duke kryer marrëdhënie me njerëzit e gjakut

Shihja ëndrra duke kryer marrëdhënie me njerëzit e gjakut

Pyetja:

Desha t’ju pyes se ka qenë një periudhë pothuajse 3 apo 4 mujore kur unë shihja ëndrra duke kryer marrëdhënie me njerëzit e gjakut.
A keni ndonjë shpjegim fetar që mund të më shpjegojë pse ka ndodhur kjo, apo thjesht ishin veç ëndrra?
Faleminderit për mirëkuptimin.
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ëndrrat ndahen në tri lloje: ëndërr prej Allahut, ëndërr si rezultat i shqetësimit gjatë ditë dhe ëndërr prej shejtanit, i cili tenton ta brengosë njeriun me to.”
Nuk ka dyshim se këto ëndrra që ke parë kanë qenë ngacmim prej shejtanit. Duhesh që sa më shumë ta kujtosh Allahun xh.sh., t’i falësh namazet me kohë, të bësh dhikrin e mëngjesit, mbrëmjes dhe fjetjes, të jesh gjithmonë me abdest, të lexosh apo dëgjosh Kuran dhe inshallah nuk do të të sulmojnë më.
Eroll Nesimi

 

(Visited 122 times, 1 visits today)
Top