Segunda-feira, 9/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SHËTITJE NË QIELL

SHËTITJE NË QIELL

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Doli Profeti alejhi selam për tek një xhenaze, u ul pranë varrit të saj dhe përreth tij ishin shokët e tij dhe tha: “Kërkojmë mbrojtje tek Allahu për ty nga dënimi i varrit!” Dhe më pas shtoi: “Robi besimtar, nëse është duke u ndarë nga dynjaja dhe duke shkuar në botën tjetër ahiret, i zbresin atij melaiket nga qielli me fytyra të bardha si Dielli dhe me to qefin dhe hunut nga xheneti dhe ulen me largësi sa largpamësia e syrit.

Pastaj i vjen meleku i vdekjes i cili ulet tek koka e tij dhe thotë: ‘O ti shpirt i mirë, dil për tek falje dhe kënaqësi nga Allahu’. Del dhe rrjedh sikurse rrjedh pika e ujit nga ena e saj. E merr atë dhe nëse e merr atë nuk e lënë në dorën e tij sa hapja dhe mbyllja e syve e kur e marrin e vënë në atë qefin dhe hunut dhe del nga ajo më e parfumosur se aroma e një parfumi që mund të gjendet në tokë. Ngjiten me të dhe nuk kalojnë pranë një grupi me melaike vetëm se thonë: ‘I kujt është ky shpirt i mirë?’ Thonë: ‘filani i biri filanit’ me emrat më të mirë që e thërrisnin atë në dynja, derisa mbaronin me atë tek qielli i dynjasë. Kërkojnë që t’i hapet dera dhe ia hapin atyre, e qarkullojnë atë në çdo qiell që vjen mbas tjetrit derisa mbarojnë me të në qiellin e shtatë, ku thotë Allahu: ‘Shkruajeni librin e robit tim në Ilijin dhe kthejeni atë në tokë, se unë nga ajo i kam krijuar dhe në të do t’i kthej dhe nga ajo do t’i nxjerr herë tjetër’. Kthehet shpirti në trupin e tij dhe i vijnë atij dy melekë që e ulin atë dhe i thonë: ‘Kush është Zoti yt?’ Dhe i përgjigjet: ‘Zoti im është Allahu’. I thonë atij: ‘Cila është feja jote?’ Thotë: ‘Feja ime është Islami’. I thonë përsëri: ‘Kush është ai burrë i cili u dërgua tek ju?’ I përgjigjet: ‘Ai është i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë me mbi të!’. I thonë përsëri: ‘Kush është puna jote?’ I përgjigjet: ‘Lexova librin e Allahut e besova atë dhe dhashë lëmoshë’. Thërret një thirrës nga qielli: ‘Të vërtetën tha robi im, shtrojini nga xheneti, visheni nga xheneti dhe hapini atij derë për në xhenet’. I vjen atij nga qetësia dhe aroma e saj dhe i zgjerohet varri i tij sa largpamësia e shikimit të tij dhe i vjen një burrë me fytyrë të bukur, rroba të mira e aromë të mirë e i thotë: ‘Përgëzohu më atë që të gëzon ty, kjo është dita jote për të cilën ishe premtuar’. I thotë atij: ‘Kush je ti, se sikur fytyra jote ka ardhur për të mirë!’ I thotë atij: ‘Unë jam puna jote e mirë, për Zotin ishe i shpejtë në bindjen ndaj Allahut dhe i ngadaltë ndaj kundërshtimeve të Tij, Allahu ta shpërbleftë me të mira’.”

Të vërtetën tha Profeti alejhi selam. Po, do t’i thotë atij: ”Unë jam puna jote e mirë, unë jam namazi dhe agjërimi yt, bindja, lëmosha, e qara dhe frika jote, unë jam haxhi, umreja dhe bindja jote ndaj prindërve të tu”. Nëse do të shikoj besimtari këtë dhe varrin e tij të zgjerohet dhe në të mirësi nga xheneti, do të mallëngjehet për të dhe do të lutet duke thënë: “O Zot, sille Ditën e Gjykimit që të kthehem tek të afërmit e mi dhe pasuria ime!”. Profeti alejhi selam tha: “Ndërsa robi jobesimtar ose i prishur, nëse është duke u shkëputur nga kjo botë dhe duke shkuar në botën tjetër, i zbresin nga qielli atij melekë me fytyra të zeza dhe me ta pëlhurë thesi dhe ulen nga ai sa largpamësia e shikimit. Pastaj vjen meleku i vdekjes dhe ulet tek koka e tij dhe thotë: ‘O ti shpirt i keq, dil për në mërzitje dhe zemërim nga Allahu’. Shpërndahet shpirti në trup, e nxjerr atë meleku sikur të nxjerrë degë ferre nga leshi i lagur. E mallkojnë atë çdo melaike që ndodhen midis tokës dhe qiellit dhe të gjitha melaiket që ndodhen në qiell. E merr atë dhe kur e merr atë nuk e lë në dorën e tij as sa të hapësh dhe të mbyllësh sytë. E vendosin në atë pëlhurën e thesit dhe del nga ajo si era më e keqe e një kufome që mund të gjendet në faqen e tokës. Fillojnë të ngjiten me të dhe kur kalojnë pranë ndonjë grupi me melaike thonë: ‘I kujt është ky shpirt i keq?’ Do të përgjigjen: ‘Filani, i biri filanit’, me emrat më të shpifur që e thërrisnin në tokë derisa mbarojnë me të tek qielli i dynjasë. Kërkon që t’i hapet dera por nuk ia hapin atij”. Pastaj lexoi i dërguari i Allahut alejhi selam: “Nuk u hapen atyre dyert e qiejve dhe nuk hyjnë në xhenet derisa të hyjë deveja në vrimën e gjilpërës.” Dhe do të thotë Allahu: “Shkrujeni librin e tij në sixhin, në tokën më të ulët dhe hidhet shpirti i tij dhe përplaset, pastaj lexoi përsëri: “Dhe kushdo që i emëron shokë e të barabartë Allahut, kjo është sikur ai të kishte rënë nga qielli dhe ta kishin kapur zogjtë ose sikur era ta kishte hedhur në një vend të largët e të humbur.” El Haxh, 31.

Kthehet shpirti në trupin e tij dhe i vijnë dy melekë e ulin atë dhe i thonë atij: ‘Kush është Zoti yt?’ U përgjigjet: ‘Oh,oh, nuk e di’. E pyesin atë përsëri: ‘Kush është feja jote?’ U përgjigjet: ‘Oh, oh, nuk e di’. I thonë: ‘Kush është ky burrë i cili u dërgua tek ju?’ I thotë: ‘Oh, oh, nuk e di’. I thonë: ‘Nuk e di dhe nuk na e drodhe’. Do të thërrasë një thirrës nga qielli: ‘Me të vërtetë që gënjeu, shtrojini atij prej zjarrit dhe hapini atij derë për në zjarr’. Do t’i vijë atij nga nxehtësia e afshi i zjarrit dhe do t’i ngushtohet varri i tij derisa t’i hyjnë brinjët me njëra-tjetrën. Do t’i vijë atij një burrë me fytyrë dhe rroba të shpifura dhe erë të keqe, dhe do t’i thotë: ‘Përgëzohu me atë që të hidhëron, kjo është dita për të cilën ishe premtuar. Ke qenë i ngadalshëm në bindjen ndaj Allahut dhe i shpejtë ndaj kundërshtimit të Tij, Allahu ta shpërbleftë me të këqija’. I thotë: ‘Kush je ti, se fytyra jote sikur ka ardhur për të keq?’ I përgjigjet: ‘Unë jam puna jote e keqe’.”

Të vërtetën ka thënë resulullahi alejhi selam. Po do t’i thotë atij: ‘Unë jam puna jote e keqe, betimi yt jo për Allahun, tavafi nëpër varre, pirja e alkoolit, imoraliteti, ryshfeti dhe dëgjimi i muzikës’.

Atëherë pikëllohet robi po a do ta shpëtoj ky pikëllim? Shtohet dëshpërimi i tij por a do t’i vlejnë lotët e tij? Sa është këshilluar për ruajtjen e nderit dhe kujdesjen ndaj shikimit e dëgjimit! Atëherë sigurohet ky rob se me të vërtetë çka është mbas varrit do të jetë më e vështirë dhe do të thotë do të lutet: “Zot, mos e sill Kiametin!”. Pastaj do t’i shkoj atij një i verbër shurdh memec në dorën e tij një varre, nëse do të godiste me të një mal do të bëhej dhe. Do t’i gjuaj atij një të gjuajtur dhe do të bëhet dhe, pastaj e kthen atë Allahu sikurse ishte, do t’i gjuaj një gjuajtje tjetër dhe do të ulërijë aq sa e dëgjon atë çdo gjë, përveç njerëzve dhe xhinëve. Hadithi është me përmbledhje. Transmeton Ahmedi.

Përktheu: Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

(Visited 58 times, 1 visits today)
Top