Thursday, 17/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shërimi me qumësht dhe mjaltë,ilaçi (pija me vlera ushqyese) që kemi nevojë në mëngjes dhe mbrëmje



Shërimi me qumësht dhe mjaltë,ilaçi (pija me vlera ushqyese) që kemi nevojë në mëngjes dhe mbrëmje

Rreth shërimit me qumësht dhe mjaltë, flet Dr Sulejman Omer në librin e tij Zbulimet shkencore moderne dhe dëshmitë e tyre ne Kur’an, duke përmendur rezultatet e këtij studimi respektivisht fjalët:

Allahu xh. sh thotë : “Në fakt, edhe te bagëtitë ju keni shenja për të mësuar prej tyre. Ne ju japim atë që kanë në barkun e tyre prej ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pinë. “ (en-Nahl, 66). 

Pra, ky qumësht, e cila del nga sisa e bagëtive është e pastër prej baktereve dhe gjakut. FERS është ajo që mbetet pas trejtjes, dhe gjersazorrët thithin ekstrakt, i cili është shpërndarë në gjak, gjaku shkon në çdo qelizë në trup dhe kur arrin në gjëndër qumshtit në gji shëndrrohet në qumësht me dëshirë të përsosur të Zotit.

Qumështi ësht një burim i koncentruar, të cilit për shekuj me radhë i njihen një numër efektesh parandaluese e terapeutike në formën origjininale të tij si ushqim funksional. Qumështi dhe prodhimet e qumshtit janë njohur si ushqime të rëndësishme për ruajtjen e shëndëtit që nga viti 4000 p.e.s.

Këtu theksohet se konsumi i qumsht me përmbajtje të ulët yndyre nuk do ti humbasë përbërësit e vlevshëm të qumshtit . Qumështi është burimi më i rëndësishëm i kalciumit. Dr. Maurice Bucaille, në një shkrim të tij në lidhje me këtë ajet, thotë : ”Për të kuptuar kuptimin e këtij vargu përmes prizmit të shkencës duhet të dini fiziologjinë (e organeve). Substancat themelore përgjegjëse për trupin e njeriut vijnë nga procesetkimike që ndodhin në kanalin ushqimor. Këto substanca vijnë nga faktorët që janë gjetur në zorrë, dhe kur arrijnë fazën e dëshiruar në procesin kimik, kalojnë nëpër zorrët të qarkullimit të gjakut. Ky transformim bëhet në dy mënyra: mënyra e drejtpërdrejtë ndërmjet venave dhe mënyra limfatike e tërthortë, duke qenë një qarkullim. Ky proces që kullon mëlçinë, ku ndodhin disa ndryshime, ushqehet nga produktet e trejtjes përfundimisht dotë arrijnë nëprmjet rrugëve të gjakut. Gjëndrat e gjirit janë të sekretuar nga përberja e qumështit, ata janë produktet e trejtjes së ushqimeve që vijnë për to ndërmjet qarkullimit të gjakut. Gjëndrat e qumshtit janë ata që luajn një rol që është pasqyruar në transferimin substancave me origjinë nga ushqimet, ushqen gjëndrat e qumështit që prodhojnë qumësht si dhe ushqimin e çdo organit tjetër . çdo gjë që ndodh këtu fillon nga përmbajtja e zorrëve me gjak në brendësi të vetë zorrëve. Këtë njohuri ia kemi borxh kimis dhe fiziologjisë që nga koha e prejgamberit a.s . Sa i takon qarkullimit të gjakut, ajo u zbulua nga Harvey, në shekullin e 10 pas shpalljes së Kur’anit. Ajetet kur’anore të cilat tregojnë nuk na japin faktet precize për shkak të natyrës së kohës në të cilat këto informacione janë shpallur.

Ekzistenca e këtyre faktëve, si dhe të tjera pohon se Kur’ani është shpallje nga Allahu. Sa i përket mjaltës, rreth kësaj Allahu thotë:

Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Nderto shtëpi në male dge në dru dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerzit! Ushqehu me gjithfare lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash tëq ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata qe përsiatin. “en-Nahl, 68-69”

Mrekullia e Krijuesit, mjeshtëria e përsosur e Zotit fuqiplotë mbizotëron në çdo send, e veçanërisht në një insekt të vogël e të dobët, siç është bleta. Ajo, e frymëzuar dhe pajisur me instinkt nga Krijuesi, di të ndërtojë në mënyrë të mrekullueshme shtëpitë gjashtëkëndëshe, të mbledh nektarin nga lloj-lloj lule e bimë dhe ta shëndrrojë në mjaltë, i cili jo vetëm që është i natyrshëm, por është edhe ilaç shërues. Kurani famëmadh, pra, troket përherë në portën e mendjes njerëzore me qëllim që ta zgjojë dhe ta aktivizajë, ngase në shembullin e bletës ka “ arsye për atë popull që mendon thellë”.

Egjiptianët e vjetër kanë ditur mbi rëndësinë shëruese të mjaltit 3000 vjet para erës sonë. Edhe asirianët (2950-2050 vjet p.e.s) kanë ditur mjaft për bletarinë. Në kohën e saragonit trupat e të vdekurve i lyenin me mjaltë dhe me dyllë. Edhe në Indi dhe në Kinë kanë pasur dashuri dhe respekt për bletarinë dhe kanë ditur në mënyrë të shkëlqyeshme të përdorin mjaltin për të shëruar sëmundje të ndryshme. Në palestine bletaria ka qenë aq e zhvilluar , saqë e quanin “ Tokë në të cilën rrjedh mjalt dhe qumësht”. Udhëpërshkruesi grek Straboni (63 p.e.s.) thotë se proodhimi dhe përdorimi i mjaltit në Arabi ishte tejet i madh. Arabët, sipas tij, e quanin mjaltin si dhunti të Zotit dhe eliksir jetësor (pije shëruese, nga arabishtja el-iksir). Mjeku i njohur bullgar Dr. Stojmir Mladenov, në librin e tij Mjalti dhe shërimi me mjaltë, në mes tjerash thekson se “Muslimanët kanë qenë bletarëtë afirmuar dhe me shumicë e kanë përdorur mjaltin”. Më tutje ky mjek thotë: “Edhe Kur’ani bën fjalë për vetitë shëruese të mjaltit.” Vetë Muhammedi a.s. i këshillonte të sëmurët me këto fjalë: “Hani mjaltë se nga ai keni shërim.”





Ky insekt i vogël, pra, siç është vlerësuar në vargun Kur’anor, punon dhe vepron i frymëzuar nga Krijuesi Gjithëfuqishëm. Bleta duhet të përshkorojë 360-460 mijë km për të bërë 1 kg mjaltë. Kjo rrugë është 11 herë më e gjatë se gjatësia e ekuatorit të ruzlullit tokësor. Mrekulli të veçantë paraqesin prizmat gjashtë këndëshe të hojëzave (një matematikë e lartë), për të cilat Xhelaluddin Rumi kishte thënë: “Nëse në planetët e tjerë dotë kishte njerëz më të përparuar, më të ngritur, ne do të krenoheshim me hojëzat e bletës.” Lexuesi i Kuranit fisnik mund të jetë mahnitur kur ka parë që kaptina e 16-të e tij, en-Nahl (Bleta), është emërtuar sipas emrit të një krijese kaq të vogël. Në gjuhën shkencore të gjitha bletët i përkasin familjes Apis. Bleta komunikon me bletët tjera me anë të një gjuhe të veçantë të ashtuquajtur “vallëzuese”. Për të shkenctarët mendojnë se është një gjuhë e komplikuar dhe e zhvilluar. Shkencëtari Karl von Frish, i Universitetit të Munihut në Gjermani, në vitin 1940 e zbuloi i pari domethënien e vallëzimit të bletëve. Sapo e zbuluan burimin e ushqimit, bleta kthehet në fole dhe nëpër mjet tingujve dhe gjuhës së saj “vallëzuese” u treguan vendndodhjen e ushqimit të sapo zbuluar. Tingujt që lëshojnë me krahët e tyre janë gjithashtu një pjesë thelbësore e gjuhës “vallëzuese” të bletëve. Saktësia e fjalive të Kur’anit famëmadh lidhur me këtë fenomen shkencor shpaloset në kaptinë e 16-të versetit 68, ku thuhet:

“ Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerzit) i ndërtojnë.”

Në versetin e cituar Allahu Fuqiplotë e urdhëron bletën të zgjedhë një vendbanim, qoft në kodër, qoft në pemë apo në vendet tjera që i ka ndërtuar njeriu. Në gjuhën arabe, folja ka një formë specifike. Ajo është në mënyrë urdhëroredhe në këtë kontekst është e njëjtë për të dy gjinitë: për gjininë mashkullore dhe për atë femërore. Në Kur’anin fisnik urdhëroi “shko dhe zgjidh” i është dhënë bletës në gjininë femërore. Kjo në të vërtetë është për t’u habitur, sepse vetëm bleta femër gjen një shtëpi të re. Mbretëresha dhe puntorët janë zemra e folesë, ndërsa meshkujt jetojnë të veçuar vetëm për t’u çiftuar me mbratëreshën.

Sipas zbulimeve shkencore, bleta është shumë më e zgjuar se superkompjuterët e sotëm me fuqi të mëdha. Truri i bletës mund ti kryej 10 trilion veprime për një sekond. Siç u tha më lart, ato kanë aftësi të përkryer të të fluturojnë në lartësi të mëdha drejt burimeve të nektarit dhe pastaj të kthehen në zgjua dhe t’u tregojnë bletëve tjera ku ndodhen ato burime. Ato përgatitin ushqim të veçantë, që njihet me emrin “xhelatinë mbretërore”dhe bukë blete (pite dylli) për të vegjlit e tyre. Ato i mbrojnë foletë e tyre duke larguar dhe zmbrapsuar armikun.

– Që përmban 14-20% ujë, sheqer (fruktozë), dekstrinë, materie azotike, mikroelemente, enzime (invertaza, dijetaza, oksideza, feroksideza) dhe vitamina. Sipas hulmtimeve shkencore-biokimike, të bëra në 39 lloje të mjaltit, është vërtetuar se mjalti përmban elemente të domosdoshme për organizmin. Elementet që përmban mjalti varen nga llojet e luleve dhe nga përbërja minerale e tokës në rajonin ku bletët thithin nektarin.

Shkeputur nga libri: KUR`ANI, FARMACIA DHE TRAJTIMI I SËMUNDJEVE”