Domingo, 27/9/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shërimi i thumbimit të akrepit me ndihmën e verseteve të Kur’anit

Shërimi i thumbimit të akrepit me ndihmën e verseteve të Kur’anit
www.richard-seaman.com

www.richard-seaman.com

Ibn Ebi Shibai në Musnedin e vet ka shkruar se Abdullah bin Mesudi ka thënë: “Kemi qenë në namaz pas të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., dhe kur ramë në sexhde, atë e thumboi akrepi dhe i shkaktoi dhembje të madhe. I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., u skajua anash dhe tha: ‘All-llahu e ka mallkuar akrepin, sepse ai nuk e la të qetë as të Dërguarin, as të tjerët’. Pastaj i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., kërkoi një enë me ujë dhe kripë dhe ujin e kriposur e vuri mbi varrën dhe e fryu me frymën e vet të bekuar, ndërsa gjatë kësaj kohe thoshte:

1. “ Thuaj: ‘Ai, Allahu është Një!
2. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s’ka lindur, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (El Ihlas, 1-4)

1. “ Thuaj: ‘i mbështetem Zotit të agimit,
2. Prej dëmit të ç’do krijese, që Ai e krijoi.
3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron”. (El Felek, 1-5)

1. “Thuaj: ‘Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
2. Sunduesin e njerëzve,
3. Të adhuruarin e njerëzve,
4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
5. i cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët o nga njerëzit”. (En Nas, 1-6)

I Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., e përsëriti këtë trajtim derisa i pushoi dhembja dhe pasojat e helmimit”.170
Në këtë hadith mund të shihet përdorimi i ilaçeve të komplikuara: natyrore dhe shpirtërore. Në suren Ihlas identifikohet gjithashtu qëndrimi më i përsosur i njohurisë dhe diturisë shkencore të unitetit të All-llahut. Këto versete tregojnë gjithashtu se vetëm All-llahu, Krijuesi i vetëm, Ai që e udhëheq universin, ka pavarësi absolute, ndërsa këto versete i përgënjeshtrojnë të gjitha format e politeizmit ose barazimin e të tjerëve me All-llahun, si dhe tregojnë se nuk ekziston edhe një i dytë sikur All-llahu. Ato tregojnë dhe theksojnë se gjithçka e krijuar, e lartë apo e ulët qoftë, kërkon (tasmud) dhe i gjen të gjitha nevojat e veta në pasurinë e Tij dhe që të gjithë ata varen nga ato që jep Ai. Këto versete e hedhin poshtë çdo përfytyrim njerëzor të lindjes dhe të të lindurit (lem jelid ve lem juled), e cila është vetëm frikë e njeriut, e asgjë tjetër që lidhet me konceptin e krijimit dhe kërkon nga njerëzit që të vetëpërmbahen nga këto citime. Këto versete hedhin poshtë gjithashtu idenë e pabazë njerëzore të identifikimit të prejardhjes dhe shtrirjes së All-llahut të gjithëfuqishëm ose të krahasimeve, nxjerrjes së përfundimeve, të projektimit të ngjashmërive, homogjenitetit ose të barazimit me Të. Këto shpallje janë udhëzimet më sublime. Ato e largojnë besimtarin nga rrugët konfuze, të errëta, të paqarta dhe nga shkatërrimi përfundimtar. Kjo është shfaqja që Krijuesi ynë e bën për Vetveten, kurse dituria thelbësore është ajo e cila bën që kjo sure përfshin përmbajtjen e një të tretës së tërë Kur’anit.
Atributi i Tij i lartë “Vendstrehim” (El Samed), që është rezultat i pakontestueshëm i faktit se krijesat e Tij e kërkojnë Atë për t’i plotësuar të gjitha nevojat e ekzistencës së tyre vetëm nga ato që jep Ai, provon madhështinë dhe përsosurinë e Tij. Nga ana tjetër, përgënjeshtrimi i ekzistimit të një tjetri të barabartë me Të tregon madhështinë dhe shenjtërinë e Tij, si dhe faktin që Ai nuk është subjekt i antropomorfizmit ose i përshkrimit të karakteristikave njerëzore me mënyrën e theksimit të shembullit.
Atributi i tij i lartë “Një” (Ehad) është përgënjeshtrim i qartë i konceptit të gabuar njerëzor të ekzistimit të krijuesve të tjerë përveç Atij, ose të bashkëpunëtorëve, seksioneve, ose ndihmësve. Atributi i shenjtë Ehad gjithashtu është rritje e autorsisë së Tij dhe e ekzistimit vetëm të madhështisë dhe lavdit të Tij.
Këto tri atribute të larta: Es-Samed, Ehad dhe Lem jelid ve lem juled janë thelbi i diturisë që krijesa duhet ta pranojë (në vete) dhe ato janë mënyra kryesore e pranimit të unitetit të Tij.
Sa i përket dy sureve mbrojtëse (113 dhe 114) (el-Mu’avvizatejn), ato janë mburoja dhe lutje drejtuar Krijuesit për vendstrehim të pakontestueshëm dhe të pathyeshëm në fjalët e shenjta të All-llahut nga cilido qoftë dhe nga e keqja e vet, duke përfshirë edhe të këqijat që dalin në errësirën e natës (gasik) dhe shenjën e saj kryesore – hënën, kur drita e saj nuk është e qartë ose është e errët. Këta lloj shpirtrash të këqij dhe të dëmshëm fshihen ditën, sepse nuk mund të shfaqen haptas, dhe veprojnë në errësirën e natës, shkatërrojnë dhe bëjnë kërdi nëpër sferën psikike të njerëzve të përgjumur dhe të padrejtë, të njerëzve të dobët dhe të atyre që s’i peshojnë fjalët, që nuk janë të kujdesshëm të kryejnë detyrimet ndaj Zotit të tyre dhe të atyre që janë harrestar dhe të paditur, d.m.th. duhet kërkuar mbrojtje tek fuqia e jashtëzakonshme e fjalëve të shenjta të All-llahut nga veprat kriminele të magjistarëve dhe falltarëve, të cilët lidhin nyja në litarë, pështyjnë dhe fryjnë në njeriun duke shqiptuar mallkime dhe sharje. Një mbështetje e fuqishme që është kërkuar në këtë lutje përfshin gjithashtu mbrojtjen kundër njerëzve ziliqarë, kundër dëmit të tyre, dashakeqësisë, dhe mbrojtjen nga syri magjepsës.
Surja e fundit El Nas (Njerëzit) paraqet lutjen e nevojshme për shërbëtorin dhe vartësin (‘abd) ndaj rezervave të Zotit. Ai kërkon që All-llahu ta mbrojë prej gjithkujt dhe prej çdo mallkimi dhe kërkon nga Zoti që ta largojë të keqen nga shejtanët e njerëzve dhe të xhinëve.
Në thelb, që të dy suret sigurojnë mbrojtjen nga një e keqe e këtillë, para se ajo e keqe të fillojë për të vepruar. Ato janë mburoja më e mirë, ndërsa fuqia e tyre është e pamposhtur. Për këtë arsye i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka propozuar ‘Ukebe bin ‘Amrit që t’i lexojë rregullisht pas çdo namazi, dhe i ka thënë: “Asnjë gjurmues i mbrojtjes së All-llahut nuk ka pasur kurrë mbrojtje më të mirë se këto dy lutje”.171 (Është transmetuar nga imam Tirmidhi)
Në hadithet sahihë është thënë gjithashtu se para shpalljes së këtyre dy sureve, i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ishte i sëmurë për shkak të magjive të mallkuara të armiqve të tij, të cilët kishin bërë vepër kriminale duke lidhur njëmbëdhjetë nyja në litar, kishin shkruar në to mallkimet më speciale. Këto dy sure iu shpallën atëherë kur meleku Xhibril, r.a., ia zbriti nga Zoti i tij. Sa herë që i lexonte, zgjidhej nga një nyjë, dhe kështu deri sa u zgjidhën të gjitha nyjat. Më në fund, i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., u ngrit në këmbë pasi u shkëput lidhja e fortë e mëparshme dhe ai u lirua nga veprimi i tyre i shëmtuar dhe kriminal.

(Visited 41 times, 1 visits today)
Top