Quarta-feira’, 27/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Shërimi i sihrit (magjisë) (2)

Shërimi i sihrit (magjisë) (2)

Kurani

Shërimi i sihrit (magjisë) (2)

“Të gjitha këto kërkim mbrojtje, lutje dhe rukje shërbejnë, me ndihmën e Allahut për shërimin e magjisë, syrit të keq, hyrjes së xhinëve si dhe të gjitha sëmundjeve të përgjithshme. Gjithashtu është edhe rukje e përgjithshme dhe mjaft e dobishme, me lejen e Allahut të Madhëruar.
Mënyra e tretë: Lirimi apo nxjerrja e gjakut të keq me hixhame, nga vendi apo pjesa e trupit ku janë shfaqur shenjat e magjisë, nëse kjo është e mundur. E nëse kjo gjë nuk është e mundur, atëherë lutjet dhe rukjet e përmendura më lart janë më se të mjaftueshme për mjekim dhe shërim me falënderimin e Allahut të Madhëruar.182
Mënyra e katërt: Mjekimi me ilaçe natyrore:
Ekzistojnë mjekime mjaftë të dobishme, natyrore, në të cilat na ka udhëzuar Kurani Fisnik dhe Suneti i pastër, nëse njeriu përdorë një mjekim të tillë, me bindje, sinqeritet dhe besim të patundur, duke qenë i bindur se dobia vjen nga Allahu, do t’i bëj dobi e tërë kjo me lejen e Allahut të Lartmadhëruar.
Gjithashtu, ekzistojnë disa ilaçe të cilat kombinohen dhe përzihen me ekstrakte bimore dhe lëndë të tilla si kjo. Përdorimi i këtyre mjekimeve, sipas përvojës shumëvjeçare ka treguar efikasitetin e tyre, andaj nuk ndalohet përdorimi i tyre përderisa nuk përmban gjëra të ndaluara.183
Disa nga ilaçet natyrore të dobishme me lejen e Allahut të Madhëruar janë:
1.Mjalti.184
2.Fara e zezë (Habetu Sevda).185
3.Uji i Zemzemit.186
4.Shiu, ku i Lartmadhëruari thotë:
???????????? ???? ?????????? ????? ??????????
“Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm.”187
5.Vaji i ullirit, ku i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:
“Shërbehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me të, sepse ai përfitohet nga druri i bekuar.”188
Është vërtetuar nga përvoja dhe përdorimi se vaji i ullirit është vaji më i mirë189 si dhe nga ilaçet natyrore.”

Seid el-Kahtani. “Lutjet e Shërimit.”