Terça-feira, 19/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sherimi i katalepsise (paraliza e muskujve)

Sherimi i katalepsise (paraliza e muskujve)

trupi i njeriutEbu Ubejde ne permbledhjen e vet me hadithe garib ka shenuar qe Ebu Osman el-Nahdi ka thene: Nje grup i njerezve u afrua nen nje peme dhe po hante frutat e saj. Menjehere u paralizuan sikur te kishte fryre ere e akullt ose sikur nje rryme e ftohte i kishte shtangur nyjat dhe ekstremitetet e tyre. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., kishte thene: Ftohni pak uje ne ene dhe iu hidhni atyre ndermjet dy namazeve?.
I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ne kete udhezim kishte keshilluar njerezit qe ta ftohin ujin naten dhe ua hedhin atyre ne mengjes, ndermjet namazit te pare (ezanit) dhe ikametit (namazit te dyte). Hakimi i afte e kishte komentuar kete udhezim dhe kishte thene: Ky eshte trajtimi me i mire kunder shtangimit kataleptik (xhumda ahiza ose hidran kulli)?. Ne te vertete ky eshte nje lloj sulmi kur vetedija dhe ndjenja e dikujt duken te humbura perkohesisht, ndersa ndonjehere shoqerohet me shtangim muskujsh, me crast personi behet menjehere i pandjeshem, e humb vetedijen ose behet i palevizshem. Nje shtangim i ketille (kasat) shkaktohet nga vreri i zi, i cili shkakton gelqerizimin e seksioneve te poshtme te trurit. Ky mund te trajtohet gjithashtu permes shperlarjes se zorreve (klizma). Termi arab per kete semundje eshte i njohur gjithashtu si hidran kulli dhe nenkupton shtangimin e plote te trupit dhe humbjen e ndjenjave. Trajtimi i permendur mund te jete karakteristik vetem per banoret e Gadishullit Arabik dhe te vendeve me klime te ngjashme. Kushtet atmosferike atje jane te nxehta dhe te thata, ndersa lengjet e trupit te dobeta, prandaj derdhja e ujit te ftohte ne trupin e personave qe jane goditur nga gjendja e mungeses se vetedijes ose e humbjes se kujteses, katalepsi, do te shkaktoje shok, dhe do te ndihmoje ne rigrupimin e fuqive te tyre. Kjo do te nxite funksionet motorike te trupit per te reaguar dhe per ti nxjerre jashte shkaktaret, prandaj do te rezultoje me permiresimin e gjendjes, natyrisht, me lejen e All-llahut.

(Visited 83 times, 1 visits today)
Top