Segunda-feira, 2/8/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shërimi i ekcemit me ruku

Shërimi i ekcemit me ruku

 

bukuri
Kemi përmendur në kapitullin e mëparshëm transmetimin që e ka treguar Enesi , r.a., që është shënuar në Sahihun e Muslimit se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka lejuar leximin e rukusë për t’u mbrojtur nga syri magjepsës, kafshimi helmues dhe ekcemi. Lidhur me këtë temë është thënë në Sunen e Ebu Davudit se njëherë i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., kishte shkuar në Hafse dhe aty e kishte takuar Shafa’u bint Abdullahun duke e mësuar të shkruante. Ai kishte dhënë urdhër: “Ashtu siç e mëson të shkruajë, pse nuk ia mëson rukunë për ekcem?!”178
Ekcemi (nemleh) është sëmundje e lëkurës dhe manifestohet me pezmatim, pezmatim me kromë të lëkurës që shumë shpesh përmban puçrra të vogla nën lëkurë dhe formacione leskrash. Dermatitisi, i cili shkaktohet nga ngacmues të jashtëm, është shpesh term interesant për këtë lloj të pezmatimit të lëkurës që njihet si ekcem, i cili në disa raste prodhon ekcem të ngjashëm me atë që shkaktohet nga acidi irritues, të cilin e shkaktojnë thneglat ose thumbimet e merimangës. Insekte të këtilla lëshojnë në viktimat e veta acidin e pangjyrë, që gjithashtu është gjetur në hirin e shumë bimëve. Ekzistojnë tre lloje ekcemash: ekcemi eritrodermik (ekcemi që e bën lëkurën të kuqe); ekcemi i shkaktuar nga tajitja e tepërt dhe abnormale e gjëndrave dhjamore; ekcemi që tajit lëng. Ekzistojnë gjithashtu disa lloje të ekcemit të lëkurës që ngjajnë me ekcemin dhe njihen me emrin ekcematoid.
Është shënuar gjithashtu se Shafa’ bin Abdullahu e kishte pasur zakon të lexonte rukunë në kohën e xhahilietit. E kishte pranuar Islamin në Mekë dhe e kishte bërë betimin para të Dërguarit të All-llahut, s.a.v.s., pak para se të bënte hixhren. Duke pasur parasysh hadithin e përmendur më sipër, thuhet se pastaj Shafa’ kishte thënë: “O i Dërguari i All-llahut, e kam bërë zakon ta lexoj rukunë para Islamit, a duhet t’i them edhe para teje?” Pastaj kishte thënë: “Në emër të All-llahut, ky ekcem duhet të thahet nëpër poret e lëkurës dhe mos të bëjë dëm më të madh. O Zoti suprem, ma hiq këtë fatkeqësi, o Kujdestar dhe Mbrojtës i njerëzve”.
Shafa’ bint Abdullahu e kishte zakon ta lexonte këtë lutje shtatë herë mbi bimën e alojes ose të lulëkuqes (lat. Paeonia), të shtypte gjethet dhe lulet e saj, t’i përziente me uthull të dobësuar në gurin e pastër, dhe me këtë të fërkonte zonën e prekur. Ky trajtim ka qenë efikas në atë kohë.

(Visited 78 times, 1 visits today)
Top