Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Shërimi dhe kundërvënia akteve (sihru) të magjisë

Shërimi dhe kundërvënia akteve (sihru) të magjisë

Magjepsja është sëmundje dhe gjendje jo e rregullt që duhet të trajtohet si të gjitha parregullsitë e tjera. Ndër simptomat e saj janë: mashtrimi, shikimi imagjinar, magjepsja, mahnitja dhe kuptimet e gabueshme, përpos treguesve të tjerë, të cilët kohë pas kohe mund ta mashtrojnë perceptimin e drejtë të individit .
Udhëzimi i të Dërguarit të All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, në këtë fushë është ndarë në dy sfera: eleminimi i “aktit” kriminal dhe kryerja e purgacionit dhe ekuilibrimi i sekrecioneve të trupit. E para është më konseguente dhe kushtëzon zbulimin e “aktit” kriminal, eleminimin dhe zhdukjen e tij.
Lidhur me këtë temë, Aishja , radiallahu anhu., ka treguar122 se një anëtar i fisit Beni Zurejk, i njohur me emrin Lubejd bin al A’sam e ka kryer një “akt” të keq kundër të Dërguarit të All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, i cili më vonë kishte ndier disa dhembje koke të veçanta, disa shqetësime dhe dobësi të përgjithshme. Një ditë i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ishte duke pushuar në shtratin e vet, kur dy meleq i qëndruan pranë kokës. Njëri prej tyre pyeti: “Nga se vuan?” I dyti u përgjigj: “Është i magjepsur”.123 Pastaj meleku i parë pyeti: “Kush e magjepsi?” I dyti u përgjigj: “Lubejd bin el-A’sam”. “Si?”, pyeti i pari, kurse i dyti u përgjigj: “Ai e bëri këtë duke përdorur krehrin e të Dërguarit, pak qime flokësh që kanë mbetur në krehër dhe një kore të polenit të palmës”. I pari pyeti: “Ku i groposi?” I dyti u përgjigj: “I groposi brenda pusit Sarvan”. Pak çaste më pas i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, i hapi sytë dhe u kthye kah Aishja , radiallahu anhu., dhe i tha: “Oj Aishe, All-llahu më tregoi për atë që e pyeta”, dhe i tregoi çka i kishte ndodhur. Duke përshkruar burimin, ai shtoi: “Oj Aishe, ngjyra e ujit të tij mori ngjyrë të kuqe të mbyllët siç është ekstrakti i gjetheve të kënasë. Pastaj, majat e palmës afër burimit dukeshin si kokat e shejtanëve”. I Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, pastaj dha urdhër që të zbulohet “akti” i keq , të shembet pusi dhe të rrafshohet me dhe, ndërsa All-llahu i gjithëfuqishëm i dhuroi përmirësim të plotë dhe, në të ardhmen, e shpërbleu me mbrojtje të pagabueshme (‘isma) nga qëllimet e këqija të njerëzve.
Transmetimi i cituar paraqet në mënyrë figurative karakterin njerëzor të të Dërguarit të All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, i cili gjithashtu ishte objekt i telasheve dhe i shqetësimeve, të cilat i kanë përjetuar edhe ashabët e tij, si edhe shumë të dërguar të tjerë të All-llahu , salaAllahu alejhi we selem, më parë. Këso veti njerëzore nuk përbëjnë në asnjë mënyrë të kundërtën e postit të tij të lartë, i cili është vulë e të gjthë të dërguarve dhe profetëve të All-llahut, ose misionit sublim, që e ka kryer për të nxjerrë njerëzimin nga errësira në dritë. Edhe pse disa shkencëtarë diskutojnë për vërtetësinë dhe autenticitetin e këtij hadithi, ai është shënuar në të gjitha përmbledhjet kryesore të haditheve sahihë dhe, gjithsesi, qëllimi ynë këtu është që të diskutojmë shtegdaljen për viktimën nga magjepsja në mënyrë që të lirohet nga veprimet (aktet) e këqija.
Gjëja e parë që individi e njeh nga hadithi garib124 është që sa më shpejt të zbulohen veprimet e këqija, efektet e tyre do të ndalen dhe individi do të kthehet në gjendjen e vet të natyrshme. Kjo është e ngjashme me nxjerrjen e materies së prishur nga trupi me anë të purgacionit ose me terapinë e detoksifikimit të plotë. Kjo na çon te një lloj tjetër i trajtimit, që është purgacioni* i plotë dhe ekuilibrimi i sekrecioneve të trupit, e sidomos në rajonin e goditur me aktin e keq. Në të vërtetë magjia mund të godasë gjendjet trupore dhe të çrregullojë ekuilibrin natyror të sekrecioneve të trupit. Kur simptomat e magjepsjes ose të syrit magjepsës e godasin rajonin e trupit, atëherë individi duhet të fillojë të nxjerrë jashtë substancat e kalbura nga ajo pjesë e trupit të vet.
Në përmbledhjen e vet të haditheve garibë, Ebu ‘Ubejde tregon se kur magjepsja ishte drejtuar kundër të Dërguarit të All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ai e kishte shëruar shqetësimin e vet duke zbatuar flebotominë* në rrashtën e kokës (parietal). Në këtë kuptim mjekësia shënon aktin e keq. Në të vërtetë magjepsja është qëllim i keq i magjistarit bashkë me shejtanët që janë ushtri e zjarrit të Xhehennemit. Kur një ateizëm i tillë ndonjëherë ia arrin qëllimit, mund të veprojë në mënyrë të dëmshme në ekuilibrin natyror të individit dhe në kiminë e përzierjeve të sekrecioneve të trupit. Kjo është e vërtetë kur veprimet e këqija janë bërë për të shkaktuar heqjen dhe amnezinë, duke shkaktuar humbjen e kohëpaskohshme të kujtesës, kurse kjo mënyrë e magjisë ka një veprim dhe ndikim të fuqishëm në gjendjen e përgjithshme të individit.
Sipas disa burimeve të shkencëtarëve, edhe pse e kundërshtojnë njëri-tjetrin, në përgjigjen e tij të parë në lëngimin e përgjithshëm, i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, fillimisht ka zbatuar flebotominë në rajonin e caktuar, që ka qenë shkaktar i dhembjes së kokës dhe i lëngimit. Ndoshta për shqetësimin e vet e ka fajësuar substancën e prishur të gjakut, e cila ndoshta ka depërtuar në tru dhe ka vepruar në mënyrë të dëmshme në pjesën frontale të trurit. Në atë rast, flebotomia do të ishte trajtimi më i mirë ndaj të dyve: Hipokratit dhe Ibn Sinës. Megjithatë, kur All-llahu i gjithëfuqishëm e shpalli natyrën e vërtetë të akteve të këqija të drejtuara kundër të Dërguarit të Vet , salaAllahu alejhi we selem, ai i zbuloi menjëherë, i groposi pasojat e tyre dhe e ktheu fuqinë. Kjo ishte sikur ai është i liruar nga heqja e brezit të fortë prej lëkure. Qëllimi pas këtyre akteve ka qenë që të ndikojnë në mënyrë të dëmshme mbi trupin e tij dhe t’i dobësojnë fuqitë e tij dhe në asnjë mënyrë kjo nuk ka mundur të ndikojë dëmshëm në zemrën ose në vlerësimin e tij. Duke e ditur këtë, i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, e ka trajtuar këtë që përmendëm në përputhje me natyrën e vet, kurse All-llahu di më së miri.

Ilaçet shpirtërore

Ilaçet shpirtërore janë antipodë të vërtetë kundër magjisë dhe magjepsjes, sepse e vërteta është armik i përbetuar i gënjeshtrës. Në të vërtetë asgjë nuk mund t’i luftojë dhe t’i neutralizojë pasojat e këqija dhe të vazhdojë ta mposhtë edhe më tej shpirtligësinë dhe zvetënimin e shejtanëve të pafe më mirë se feja e individëve të caktuar dhe afërsia me Zotin. Kjo është mjekësia shpirtërore së cilës nuk mund t’i kundërvihet asnjë sëmundje, është helmetë dhe mburojë nëpër të cilën nuk mund të kalojë askush; është besimi i fituar, të cilin luftëtari duhet ta mbartë gjithmonë në vete dhe për vete.
Për t’iu kundërvënë këtyre shpirtrave të shpifur, individi duhet të koncentrohet fuqimisht në Rrugën e vërtetë. Individi duhet të marrë dituri të qartë të njerëzve të urtë dhe të përfundojë punën e stërvitjes së luftëtarëve. Ashtu sikurse dy ushtri që luftojnë mes veti, secila prej tyre duhet të jetë e përgatitur dhe e pajisur mirë, por vetëm njëra do të fitojë, kurse tjetra do të pësojë disfatë. Sikur kjo, zemra e besimtarit duhet të mbushet me dritën e All-llahut të gjithëfuqishëm, të ngopur me mendime të thella dhe e përgatitur me diturinë e Ushqyesit të vet. Trupi, mendja dhe shpirti i tij, me sinqeritet dhe vendosmëri, duhet të ngjiten nëpër shkallët që ngriten në lartësi. Suksesi i stërvitjes së tyre do të përcaktojë rehatinë me të cilën ai i mbisundon përpjekjet e veta. Gjuha e tij duhet t’i shqiptojë fjalët të cilat qenësia e tij më e thellë i njeh dhe ia shpjegon gjatë rrugës. Shenja të tillë të qartë gjatë rrugës janë udhërrëfyes i tij në tejkalimin e pengesave dhe mundësive që të bëhet viktimë dhe t’u lutet shejtanëve.
Sikurse sytë që janë dritare që e përçojnë dritën në trup, e cila pastaj e transformon në përbërës fuqizues, ngjashëm me të dhikri do të mprehë dëgjimin dhe shikimin dhe do të rigjallërojë aftësitë. Në të vërtetë vetëm një njohuri e tillë në zemrën e ndonjërit mund të zhdavaritë errësirën e mendjes së fjetur dhe do t’i ndihmojë individit për të tejkaluar humbjen e sigurt dhe të përhershme.
Njohja e këtyre atributeve do t’i ngrisë velat e misterit dhe do t’ia bëjë të mundur individit që të shohë dhe t’i provojë shenjat e qartë të Zotit të tij. Këto janë shtyllat që çojnë në rrugën e All-llahut; Ai i ka ngritur në rrafsh që njerëzit t’i shohin më mirë. Nga ana tjetër, shejtanët e shpifur dhe të mallkuar e kanë shpikur dhe organizuar luftën e egër, i cili është i drejtuar të nxitë të tjerët që njerëzit e painformuar, të pafajshëm dhe të dobët të kuptojnë shtrembër. Një luftë e tillë mashtruese i ka ngatërruar dhe mashtruar shumë njerëz gjatë historisë. Vetëm ata që janë të stërvitur mirë, më të ndershmit dhe më të sinqertët do të jenë në gjendje të ikin dhe ta fitojnë luftën.
Në të vërtetë urdhri i unitetit të All-llahut në shpalljen e Tij dhe pushteti suprem i takojnë vetëm Atij; të deleguarit e Tij të bekuar përbëjnë një vëllazëri, ndërsa thirrja dhe paralajmërimi i All-llahut i janë dërguar tërë botës. As Nemrudi, as faraoni nuk kanë qenë në gjendje t’i dalin përballë, dhe askush tjetër nuk do të jetë në gjendje për të penguar vendimin e Tij dhe, përfundimisht, do të provojë se Vullneti i Tij është ai që triumfon. Këtë e dinë edhe shejtanët. Sa çudi! Rasti i tyre ngjan me të atij që është sëmurë nga sëmundja e murtajës dhe u ka lakmi njerëzve të tjerë për shëndetin e tyre të mirë dhe dëshiron që ta ndajë të keqen me çdo njeri. Për ta bërë këtë, do të vërë maskën për t’i mashtruar njerëzit, edhe pse e di se kontakti i tij i vetëm me ata do të përhapë sëmundjen e tij infektuese dhe fatale. Në përputhje me këtë, i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka thënë: “Kontakti shkakton shkatërrimin”.125
Mirëpo, mësimi i dhikrit, i verseteve të Kur’anit dhe kërkimi dhe lutja e pandërprerë drejtuar All-llahut për t’i udhëhequr, është ilaçi më i mirë i cili me siguri do ta mund “aktin” e keq të magjisë dhe do të çajë rrejtin e tij. Në të vërtetë magjia dhe namatisja mund të veprojnë mjaft keq vetëm tek zemrat e ndieshme,126 tek njerëzit e shqetësuar emocionalisht, tek ata që nuk kanë njohuri dhe tek ata që i kërkojnë kufijtë e pasioneve. Këta lloj njerëzish do ta konsiderojnë të rëndë ikjen nga dominimi i pasioneve të veta, ndërsa detyrë e zotërinjve të tyre të këqij është që ta ruajnë fort pushtetin mbi ta dhe t’i joshin deri në vdekje.
Gratë, të rinjtë, të paditurit dhe banorët e xhunglës janë kategori e përgjithshme e viktimave të atilla. Ndër kategori të shumta, hyjnë edhe besimtarët që nuk i binden urdhrit të Zotit të tyre, që e pranojnë urdhrin e Tij dhe që heqin dorë nga ajo që e ka ndaluar Ai, dhe besimtarët që kanë pak fat në shfrytëzimin e lutjeve të tyre të rregullta, që dobitë e veprave të mira të individit do të mund t’i bënin bashkë, ta mbrojë nga kurthet dhe ta sjellë afër Zotit të tij.
Kanë thënë gjithashtu se personi i magjepsur është ai person që ndihmon që armiku i tij ta marrë kontrollin mbi vetë atë. Me fjalë të tjera, ai është i magjepsur dhe ai është person që kënaqet dhe mahnitet me këtë. Në të vërtetë shejtanët vetëm mund të grumbullojnë një kontroll të këtillë vetëm kur të gjenjnë një person që përshtatshëm i cili mund të çorientohet lehtë dhe që është e stërngarkuar me çudira dhe me nxitjen dhe tronditjen e kohëpaskohshme dhe dëshirojnë atë që shejtanët e dëshirojnë për ata. Njerëzit e tillë e kanë të mangët fuqinë e frikës nga Zoti, forca e të cilëve mbështetet në dituri, fe dhe paradestinim. Një shpirt i tillë i frikës ndaj Zotit në qenien e njeriut është dritë që është e autorizuar që ta zhdavaritë errësirën.
I Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka thënë: “Përveç nëpërmjet shpirtrave të këqij të njerëzve të tjerë, shpirtrat e këqij nuk kanë lidhje tjetër me qenien njerëzore”. Prandaj, individi duhet ta zgjedhë mjedisin e vet, të ketë kërkesa sa i përket zgjedhjes së miqve, t’i përgjigjet thirrjes së All-llahut të gjithëfuqishëm dhe të lutet për mbrojtje dhe udhëzim