Sábado, 28/11/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shenja e parë nga shenjat e kijametit është Pejgamberi, ngase është pejgamber i kohës së fundit dhe është dërguar, ndërsa mes atij dhe kijametit nuk ka pejgamber tjetër

Shenja e parë nga shenjat e kijametit është Pejgamberi, ngase është pejgamber i kohës së fundit dhe është dërguar, ndërsa mes atij dhe kijametit nuk ka pejgamber tjetër

Dërgimi i Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem]

I Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] na ka lajmëruar se dërgimi i tij është lajmërim për afrimin e kijametit dhe se ai është Pejgamber para kijametit, në hadithin që e transmeton Sehli nga i Dërguari [salallahu alejhi ve selem]: “Jamë dërguar para kijametit sikur këta dy, dhe bëri shenjë me dy gishtat (gishtin tregues dhe të mesëm)”.1

Transmeton Enesi r.a se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë- “Jamë dërguar para kijametit sikur këta dy, dhe bashkoi gishtin tregues me gishtin e mesëm”.2

Transmeton Kajs ibn Ebu Hazim nga Ebi Xhubejrete se i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] ka thënë- “Jamë dërguar në fillim (të shenjave) të kijametit”3.

Prandaj shenja e parë e kijametit është dërgimi i të zgjedhurit (Muhamedit salallahu alejhi ve selem) ai është Pejgamberi i fundit, nuk vjen pas Tij Pejgamber tjetër, por e pason me rradhë kijameti sikur që vie me rradhë gishti i mesëm pas gishtit tregues dhe nuk ka gishtë tjetër në mes tyre, apo siç ia kalon njëri gishtë tjetrit.4

Aludon në këtë transmetimi i Tirmidhiut- “Jamë dërguar unë dhe kijameti si këto dy (në transmetimin e Ebu Davudit thotë- “Bëri shenjë me gishtin tregues dhe të mesëm”)- për sa ja kalon njëri gishtë tjetrit.5

Në transmetimin e Muslimit thotë Shu’betu: kam dëgjuar Kataden duke thënë sikur që ia kalon njëri(gishtë) tjetrit, nuk e di, e ka përcjellur nga Enesi apo është fjalë e Katadës6.

Thotë Kurtubiu: Shenja e parë nga shenjat e kijametit është Pejgamberi, ngase është pejgamber i kohës së fundit dhe është dërguar, ndërsa mes atij dhe kijametit nuk ka pejgamber tjetër.7

Allahu s.v.t thotë-{ Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e Allahu është i dijshëm për çdo send}.

1 sahihul buhari, kitabu rekaik, babu kavlin nebiji:buithtu ena ve saatu ke hatejni, (11/347-fet-h).
2 sahihu muslim, kitabul fiten ve eshratus saaati, babu kurbu saaati (18/89-90-sherh imam Nevevij).
3 transmetoi Dulabij në ((El-Kuna))(1/23) dhe ibnu munedih në ((el-m’arifeh)) (2/234/2).
4 shiko: ((et-tedhkireh)) f.625-626, fet-hul barij 11/439 dhe tuhfetul ehvedhij sherhu tirmidhij 6/460.
5 xhamiu tirmidhij, dhe hadithi është i mirë.
6 sahihu muslim, kitabul fiten ve eshratus saati, babu: kurbus saati ((18/89-sherh Nevevij))
7 shih-Et-tedhkiretu fi ehvalil mevta f.626.

(Visited 131 times, 1 visits today)
Top