Quarta-feira’, 19/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SHËNDOSHJA – MBIPESHA ne KURAN DHE SHKENCE – RECETA HYJNORE



SHËNDOSHJA – MBIPESHA ne KURAN DHE SHKENCE – RECETA HYJNORE

SHËNDOSHJA – MBIPESHA ne KURAN DHE SHKENCE

RECETA HYJNORE:

Pergatiti: Saimir Bulku

Allahu i Madhëruar thotë: “Hani e pini dhe mos shpërdoroni, me të vërtetë Ai nuk i do shpërdoruesit” {El-Earaf: 31}. Shëndoshja është një sëmundje shumë e përhapur në shumicën e shteteve, dhe në vecanti në shtetet e përparuara. Tregtia e ilaceve të cilat përdoren për t’u dobësuar, është një tregti shumë fitimprurëse sot. Sa herë që kujtojmë pejgamberin alejhi selam dhe shokët e tij, të cilët kalonin disa ditë, dhe tek ata nuk ndizej zjarri për të gatuar në shtëpitë e tyre, dhe megjithatë ata ishin njerëzit më të lumtur në jetën e tyre, për shkak se ata ishin të kënaqur dhe, mjaftoheshin me atë që i kishte caktuar Zoti i tyre. Ndërsa gjendja jonë sot ku ne jetojmë me të gjitha mirësitë e panumërta, pamvarësisht nga këto ne nuk e ndjejmë se jemi të lumtur, përvec atë që e ka mëshiruar Zoti.
Ministri i shëndetësisë në Angli, Alan Jonson, paralajmëroi për rrezikun e ardhshëm të shëndoshjes në Angli, i cili është porsi rreziku i ndryshimit klimatik. Gjysma e popullsisë në Angli, do të bëhen të shëndoshë për 25 vitet e ardhshme. Gazeta Observer, shkruante se studimet thonë se ndikimi i kësaj sëmundje në të ardhmen, do të ndikoi në shëndetin e përgjithshëm, ku shuma e harxhuar do të jetë rreth 45 miliard sterlina.
Studimet vërtetuan se ka lidhje midis sëmundjes së zemrës dhe shëndoshjes së tepërt. Shkencëtarët e universitetit të Teksasit, paralajmëruan se nëse rritet barku qoftë edhe pak, rritet rreziku i atij personi nga sëmundjet e zemrës.

Pamje e një zemre të sëmurë. Shëndoshja rrit rrezikun e goditjes me sëmundjet e zemrës. Dhjami i përqendruar në zonën e mesit, është rreziku më i madh. Është e rëndësishme që njeriu ti japi rëndësi trupit pamvarësisht peshës, duke ngrënë sasi të pakta ushqimi dhe duke u aktivizuar me aktivitete fizike më shumë.
Shkencëtarët zbuluan se të ngrënit e tepërt të dhjamrave, ndikon në mundësinë e goditjes me sëmundjen e diabetit. Gjithashtu edhe ushqimet e pasura me yndyrna, shtojnë mundësinë e prekjes së sëmundjes së sheqerit. Sipas statistikave të fundit, numri i të prekurve me sëmundjen e diabetit në Angli arrin 2 milion vetë.
Rezultati më i cuditshëm midis mbipeshës dhe matufosjes, ku ata që janë me mbipeshë në moshën 40 vjecare, anojnë shumë për nga sëmundja e matufosjes me 74% më shumë se ata që janë në peshë normale.
Gratë e shëndoshura shumë rrezikojnë 200% më shumë të goditen nga matufosja, se sa gratë që janë në peshë normale.
Shkencëtarët thonë se ushqimi në mënyrë sistematike, ka lidhje edhe me të jetuarit shëndetshëm. Disa studime vunë në dukje se ruajtja e peshës natyrale, mund të ndihmojë në të jetuarit e jetës në mënyrë të shëndetshme.
Studimet e fundit arritën në rezultatin se mbipesha ka ndikim negativ ndaj ambjentit, dhe se ata kontribojnë në krizën e ushqimit botëror dhe ndryshimin klimatik.





Konsumi i ushqimit në sasi të mëdha, con në rritjen e kërkesës, kjo do të thotë se bujqësia harxhon më shumë naftë, duke ndikuar në rritjen e cmimit të karburantit. Kjo con në rritjen e cmimit të ushqimit, duke ia vështirësuar atyre personave që jetojnë në zona më të varfëra. Ata që janë me mbipeshë në përgjithësi, lëvizin vetëm me automjete, duke e ngarkuar edhe më shumë qarkullimin.
Kur’ani i shenjtë na urdhëron që të ndjekim një sistem të ushqyerit në mënyrë të ekuilibruar. Allahu i Madhëruar thotë: “Hani e pini dhe mos shpërdoroni, me të vërtetë Ai nuk i do shpërdoruesit” {El-Earaf: 31}. Zoti e quajti shpërdorimin si një gjynah që duhet t’i largohemi, dhe e bëri shpenzimin e ekuilibuar në të ushqyer dhe në të pirë, një cështje që Allahu e don, sepse Allahu don për ne hajrin në dynja dhe në ahiret.
Të gjithë shkencëtarët bëjnë thirrje për rëndësinë e respektimit të metodës së të ushqyerit dhe mos shpërdorimit në të ngrënë. A nuk është ky ilaçi më i mirë që na ka ftuar kur’ani para 14 shekujsh. Edhe kjo krizë të cilën po e jetojmë sot, është vetëm për shkak të largimit nga ekuilibri natyral që Allahu ka krijuar në Tokë.
“Dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes;” {El-Furkan: 67}.
Nëse do të meditojmë në thëniet profetike, do të gjejmë që sigurojnë për rëndësinë e respektit në metodën e të ushqyerit të ekuilibruar, ku thotë: “I biri i Ademit nuk ka mbushur enë më të keqe se sa barku i tij, i mjaftojnë birit të Ademit disa kafshata për të jetuar. Nëse është e nevojshme, atëherë 1/3 për ushqim, 1/3 për pije dhe 1/3 për frymëmarrje”. Transmetoi Tirmidhi.
Analizojeni këtë rregull profetik të mrekullueshëm, se si e ndau sasinë e ushqimit dhe të pijes, duke mos harruar as edhe ajrin. Nëse do të studiojmë rastet e mbipeshave, do të shikojmë se ato kanë difekte në mënyrën e shpërndarjes.
Ebu Hurejra transmeton se pejgamberi Muhamed alejhi selam ka thënë: “A doni t’ju tregoj për atë veprim se me ç’farë i fshin Allahu gjynahet dhe i ngren gradët? Sahabet thanë: Po, o i dërguari i Allahut. Tha: “Marrjen në mënyrë të saktë të abdesit edhe në vështirësi, hapat e shumtë për në xhami, dhe pritja e namazit pas namazi. Kjo me të vërtetë është vendosmëri e madhe (e tha tre herë)”. Transmetoi Muslimi.
Pejgamberi Muhamed alejhi salatu ue selam, na tregoi për atë punë që e kënaq Allahun, e cila është hapat e shumtë drejt xhamijave, që do të thotë që të ecim sa më shumë. Në të vërtetë, edhe shkenca ka zbuluar se sporti i të ecurit është shumë i rëndësishëm për njeriun, veçanërisht pas moshës së 40 vjeçare. Gjetën se sporti i të ecurit të ruan nga shumë sëmundje, ku më e rëndësishme është mbipesha, diabeti dhe zemra. Të ecurit të aktivizon memorien, të shton aftësinë e zgjuarsisë dhe të shpikjes, në veçanti kur ecja është me meditim.
Në momentin kur ti je duke ecur, dhe mediton për krijesat e Allahut dhe mirësitë e Tij të panumërta, ti do të jesh i kënaqur në atë që Ai të ka dhënë, dhe kjo realizohet vetëm kur je duke ecur për të shkuar në xhami. Ky është një lloj ilaçi falas, prandaj edhe ti duhet që të shtosh hapat drejt xhamijave. Nëse njerëzit do të ndiqnin këto këshilla Kuranore dhe Profetike, a nuk mendon se bota do të ishte në një gjendje shumë më të mirë?!

(Visited 47 times, 1 visits today)




Top