Domingo, 17/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SHEJTANI SHOQËRON NJERËZIT NË USHQIMIN, PIRJEN DHE SHTËPITË E TYRE:

SHEJTANI SHOQËRON NJERËZIT NË USHQIMIN, PIRJEN DHE SHTËPITË E TYRE:

SHEJTANI SHOQËRON NJERËZIT NË USHQIMIN, PIRJEN DHE SHTËPITË E TYRE:

Prej dëmeve që i bën shejtani njeriut është edhe ajo se e sulmon atë në ushqimin e pijen e tij, kështu që e shoqëron në të, si dhe e shoqëron në shtëpinë e tij, por kjo ndodhë vetëm nëse njeriu harron përmendjen e All-llahut dhe udhëzimin e Tij, kurse nëse i përmbahet udhëzimit me të cilin na udhëzoi All-llahu dhe nuk harron përmendjen e All-llahut, atëherë shejtani nuk gjenë kurrfarë rruge deri te pasuritë dhe shtëpitë tona.

Shejtanit nuk i lejohet ushqimi ynë përveç nëse e ngrëmë atë pa thënë bismil-lahin, e nëse kjo thuhet, ai ushqim është i ndaluar për të. Transmeton Muslimi nga Hudhejfe radiAll-llahu anhu se tha: “Kur ne uleshim pranë ushqimit në prezencën e Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, nuk i vinim duart tona para se të fillojë i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem dhe kur ai fillonte edhe ne fillonim pas tij.

Me një rast ishim pranë ushqimit, në atë moment erdhi një robëreshë sikurse të jetë e shtyer nga dikush, shkoi dhe deshi të marrë ushqim, i Dërguari i Allllahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i kapi dorën e saj, pastaj erdhi një beduin sikurse ishte duke e shtyer dikush, edhe këtij i kapi dorën”. Pastaj u tha Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem: “Shejtanit i lejohet ushqimi gjatë ngrënies së atij i cili nuk e ka përmendur emrin e All-llahut, shejtani është ai që erdhi me këtë robëresh që t’i bëhet ushqimi i lejuar, për këtë arsye unë i kappa dorën, pastaj erdhë shejtani me këtë beduin që t’i bëhet ushqimi i lejuar, për këtë arsye edhe këtij i kapa dorën. Betohem në Atë që shpirti im është në dorën e Tij, dora e shejtanit ishte me dorën e saj dhe bashkë me dorën time”.

I Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na urdhëroi që t’i ruajmë pasuritë tona nga shejtani duke i mbyllur dyert, duke i mbuluar enët dhe duke përmendur emrin e All-llahut; sepse këto i mbrojnë ato prej shejtanit. Transmeton Muslimi nga Xhabir Ibni Abdull-llahu radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Mbyllni dyert,
perrmendeni emrin e Allllahut, sepse shejtani nuk hapë nje derë të mbyllur dhe mbuloni tengjerët, përmendni emrin e All-llahut, mbuloni enët tuaja, përmendni emrin e All-llahut, mbuloni ato qoftë edhe me diç të hollë dhe fikni llampat tuaja”.

Shejtani pinë ujë me njeriun nëse ai e pinë atë në këmbë. Transmeton Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem e pa një njeri duke pirë në këmbë, e i tha: “Vjelle”. Ai tha: “Pse!” I tha: “A gëzohesh që me ty të pijë maca?” Tha: “Jo”. Tha: “Me ty ka pirë ai që është më i keq se maca, ai është shejtani”. Që ta përzesh shejtanin nga shtëpia, mos e harro përmendjen e All-llahut gjatë hyrjes në shtëpi, i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na udhëzoi në këtë kur tha: “Kur njeriu hynë në shtëpinë e tij dhe përmend All-llahun gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies së tij, thotë shejtani: Nuk ka qëndrim (bujtje) e as darkë për ju. E nëse ai gjatë hyrjes në shtëpi nuk e përmend All-llahun, thotë shejtani: E arritët fjetjën, e nëse nuk e përmend All-llahun edhe gjatë ushqimit të tij, ai thotë: E arritët fjetjën dhe e arritët darkën”.

(Visited 61 times, 1 visits today)
Top