Quinta-feira, 25/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Shejtani ha dhe pi me dorën e majtë



Shejtani ha dhe pi me dorën e majtë

Kur fillonte të hante ushqimin, Profeti ﷺ thoshte frazën: “Bismilah” dhe këtë ua ka këshilluar edhe të tjerëve. Ka thënë se, nëse dikush harron të permend emrin e Allahut në fillim të ushqimit, le të thotë:” Bismilahi Eu-uelihi ue Akh irihi” (Me emrin e Allahut në fillim dhe në mbarim”.
Kur mbaronte së ngrëni ushqimin Profeti ﷺ thoshte: ” E falenderojmë Allahun me falenderime të shumta, të mira dhe të bekuara, të cilat janë të pamjaftueshme, falenderime të pandërprera, për të cilat kemi nevojë, o Zoti ynë”!
Gjithashtu, Buhariu transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: ” E falenderojmë Allahun i Cili na furnizoi dhe na strehoi”.
Profeti ﷺ ka urdhëruar ngrënien me dorën e djathtë dhe ka ndaluar me të majtën duke thënë. ” Shejtani ha dhe pi me dorën e majtë”.





(Visited 5 times, 1 visits today)




Top