Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Serbi: Sulm ndaj një xhamie në qytetin e Nishit

Serbi: Sulm ndaj një xhamie në qytetin e Nishit

nish

Në muret e xhamisë së rinovuar rishtazi në qytetin Nish është shkruar emri i kriminelit të famshëm serb Ratko Mlladiq. Ky mbishkrim ishte vërejtur në fundjavë dhe policia po bën hetime për të kapur autorët e këtij sulmi, sipas zëdhënëses së policisë në rajonin e Nishit Lidija Pavlloviq.

Vlen të theksohet se kjo xhami është sulmuar edhe më parë ku ishte djegur në vitin 2004 dhe më pas është restauruar, ndërsa më vonë i është shtuar edhe minarja, e cila ishte shkatërruar tërësisht.

Vlen të përmendet se kjo xhami u ndërtua në vitin 1720, ndërsa u rindërtua në vitin 1870, dhe kjo është xhamia e vetme e mbetur nga 20 xhami që ishin në këtë qytet që nga periudha e osmanlinjve./krenaria/