Quinta-feira, 17/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sëmundjet janë dy llojesh

Sëmundjet janë dy llojesh

Sëmundjet janë dy llojesh: Sëmundjet thelbësore vijnë si rrjedhojë e një rritjeje të lëndës, që arrin deri në një pikë të tepërt në trup, ku i dëmton funksionet e tij natyrore. Shumica e sëmundjeve vijnë si rrjedhojë e kësaj. Shkaktohen duke konsumuar ushqim të shtuar, para se ushqimi i marrë më parë të jetë tretur siç duhet, duke ngrënë më tepër sesa sasia që i nevojitet trupit, duke ngrënë ushqim i cili ka vlera të pakta ushqyese, i ngadalshëm për tretje, dhe duke përziër ushqime të ndryshme të cilat janë të ndërlikuara në përbërjen e tyre. Kur njeriu e mbush barkun me këto ushqime dhe një gjë e tillë i bëhet zakon, ato do t’i shkaktojnë sëmundje të ndryshme, disa prej të cilave shërohen ngadalë e disa më shpejtë. Ndërsa kur ai është i matur në ushqim e tij dhe merr vetëm aq sa ka nevojë, duke mbajtur një barazpeshë ndërmjet sasisë dhe cilësisë, trupi përfiton nga kjo më shumë sesa nga sasi të mëdha ushqimi.”

Dijetari i famshëm, Ibnul-Kajjim El-Xheuzij

(Visited 78 times, 1 visits today)
Top