Sexta-feira, 17/1/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sëmundja ka lidhje me dietën dhe tretjen

Sëmundja ka lidhje me dietën dhe tretjen

Tretja
Një shtyllë e al-Tibia al-Nabawi thotë që sëmundja ka lidhje me dietën dhe tretjen. I Dërguari ëi Allahut ka vënë theksin mbi pozicionin si duhet të ushqehemi. Ai vuri rëndësi mbi higjenën orale dhe aktivitetin fizik gjithashtu. Thënia e mësipërme e Profetit për stomakun ka kuptimin e të gjithë sistemit tretës. Ne jemi urdhëruar ta ruajmë trupin tonë. Të tregosh kujdes për dietën dhe tretjen ushqimore do të thotë të kujdesesh për trupin dhe mendjen.
Tretja fillon me gojën dhe dhëmbët. Ushqimi copëtohet në pjesë të vogla nga dhëmbët dhe lëngështohet nëpërmjet pështymës e cila ndihmon gëlltitjen. Ky proces kërkon disa minuta. Ky proces përmban rrezikun e kariesit të dhëmbëve nga ndërveprimi i baktereve të gojës me sheqernat e ushqimit. Për këtë nga tradita Profetike jemi të urdhëruar të përdorim miswakun pas ngrënies ose para marrjes së abdesit.  Përdorimi i miswakut pastron gojën, kënaq Allahun dhe mërzit shejtanin. Në al-Tibia al-Nabawi, higjena orale nuk ka vetëm rëndësi shëndetësore por është edhe një pjesë e adhurimit. Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi Të, ka thënë: “Namazi me miswak është më i mirë se 70 namaze pa të.”
Ushqimi më pas kalon në stomak përmes ezofagut. Kthimi i acidit të stomakut në ezofag gjatë këtij procesi mund të shkaktojë djegie. Sipas al-Tibb al-Nabawi, kjo mund të parandalohet duke u ulur në një pozicion të rehatshëm gjatë ngrënies. Profeti ka thënë: “Unë nuk ha kur jam shtrirë”, dhe “Unë ulem ashtu siç ulet një rob dhe ha ashtu siç ha një rob.” Ai ulej për të ngrënë në tokë ose në sofër mbështetur mbi këmbët e tij të mbledhura në shenjë respekti ndaj Allahut dhe atyre me të cilët hante.

Pasi ushqimi kalon stomakun shkon në duoden ku çlirohet tëmthi i prodhuar në mëlçi. Një nga problemet më të shpeshta këtu janë gurët e tëmthit. Kjo mund të parandalohet me një dietë me pak yndyrë shtazore.

Një mënyrë për të pastruar stomakun është agjërimi. Ai e lejon atë të “pushojë” duke i lënë kohë të rigjenerohet. Roli i agjërimit në Islam është i njohur tashmë. Detyra e çdo muslimani për të agjëruar një muaj në vit i jep atij përfitime trupore, mendore dhe shpirtërore. Gjithashtu, këshillohet që një musliman të agjërojë tre ditët e mesit të çdo muaji tjetër të vitit ose ditën e Hënë dhe të Enjte sipas traditës së Profetit Muhamed.
Ushqimi kalon rreth 4 orë në stomak, 4 orë e gjysmë në zorrën e hollë dhe duoden dhe në fund 12 orë në zorrën e  trashë. Në zorrën e trashë bëhet kryesisht përthithja e ujit dhe ajo që mbetet del jashtë me feçet.

Procesi përfundimtar që është eliminimi i mbeturinave është po aq i rëndësishëm. Profeti ka këshilluar të ulemi galiç për të shmangur kapsllëkun. Ai ka dhënë shumë porosi për të mbajtur pastër pjesët intime duke përdorur ujin për tu pastruar dhe për të mbajtur larg infeksionet. Kjo konsiderohet si pjesë e adhurimit dhe nëse nuk bëhet me kujdesin e duhur adhurimi nuk konsiderohet i plotësuar.

(Visited 78 times, 1 visits today)
Top